Përfundoi Stërvitja e FAT "Efes 2014"

Forcat e Armatosura të Turqisë zhvilluan Stërvitjen Efes-2014 në Gjirin Doğanbey të Seferihisarit në Izmir, ku ishte i pranishëm edhe Kryeministri i Republikës së Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan.

Përfundoi Stërvitja e FAT "Efes 2014"

Në fillim Forcat e Armatosura të Turqisë demonstruan aftësitë e tyre në operacionet gjatë natës.

Në pjesën e Stërvitjes Efes-2014 të hapur për mediat, ku morën pjesë edhe vëzhgues vendas e të huaj, ishin të pranishëm edhe Kryeministri i Republikës së Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan, Shefi i Shtatmadhorisë Gjeneralarmate Nexhdet Ozel si dhe Komandantët e Forcave dhe Xhandarmërisë.

Pas aktiviteteve zbuluese me avionë pa pilotë, u erdhi radha operacioneve tokësore.

Më pas helikopterët dhe anijet zhvilluan në det operacione të përbashkëta kërkim-shpëtimi.

Shefi i Shtatmadhorisë së Turqisë Gjeneralarmate Nexhdet Ozel para kamerave tha se stërvitja nxjerr në pah aftësitë e përgatitjes luftarake të Forcave të Armatosura të Turqisë dhe realizimit të operacioneve të përbashkëta dhe të kombinuara.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme