Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Davutollu në Algjeri për konferencën e të paangazhuarve

Pas përfundimit të kontakteve në Rusi, Ministri i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutollu trafikun diplomatik e vazhdon në Algjeri.

 Davutollu në Algjeri për konferencën e të paangazhuarve

Në Algjeri kryediplomati turk do të marrë pjesë në sesionin e 17-të të Takimit të Ministrave të Jashtëm të Lëvizjes së të Paangazhuarve.

Në konferencë do të marrin pjesë ministrat e jashtëm të 120 vendeve, të cilët do të bisedojnë për çështjet rajonale.

Me këtë rast Davutollu do të realizojë edhe takime dypalëshe me homologët pjesëmarrës.

Kurse komunikata përfundimtare që do të publikohet në fund të konferencës do të përcaktojë temat që do të trajtohen në takimin e radhës të Lëvizjes së të Paangazhuarve që do të mbahet në vitin 2015 në Venezuelë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme