Kryeparlamentarja e RTQV pati një takim me homologun e saj turk

Kryeparlamentarja e RTQV pati një takim me homologun e saj turk

Kryeparlamentarja e Republikës Turke të Qipros së Veriut, RTQV pati një takim me homologun e tij turk Xhemil Çiçek (Cemil Çiçek).

Së bashku me vizitën e Ndimëspresidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Bajdën (Joe Biden) në RTQV në rend të ditës ende ndodhet edhe procesi i negociatave në ishull.

Kryeparlamentarja e RTQV, Sibel Siber pas vizitës së Ndihmëspresidentit amerikan Xho Bajdën realizoi një vizitë pune në Ankara ku u takua me homologun e saj turk, Xhemil Çiçek.

Gjatë takimit iu bë një vlerësim procesit të negociatave për gjetjen e zgjidhjes problemit në ishull.

Çiçek tha se që prej kohësh dëshirojnë që negociatat të përfundojnë me një paqe të drejt dhe të qëndrueshme dhe që problemi të zgjidhet në bazë të barazisë politike.

Ndërkaq Kryeparlamentarja e RTQV, Sibel Siber duke aluduar në vizitën e Ndihmëspresidentit amerikan, Xho Bajdën tha se është vërejtur një lëvizje e dukshme në procesin e negociatave për gjetjen e zgjidhjes problemit të Qipros.

“Qiproja, e cila për 50 vite resht njihet si një problem i madh, në të vërtet nuk paraqet problem fare, ne mund të sigurojmë që ky ishull të shquhet si ishulli i një paqeje të mirë, kjo është dëshira jonë më e madhe”, u shpreh Kryeparlamentarja Siber.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme