Kryeministri Erdoan për vizitë në Gjermani

72453
Kryeministri Erdoan për vizitë në Gjermani

Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) shkoi për një vizitë në Gjermani.

Kryeministri Erdoan, së bashku me bashkëshorten Emine Erdoan, ndodhen në qytetin Këln për pjesëmarrje në aktivitetet e organizuara me rastin e 10-vjetorit të themelimit të Unionit të Demokratëve të Turqve Evropian.

Gjatë vizitës në Gjermani Kryeministri Erdoan do të takohet me emigrantët turq në Këln, që është qyteti me numrin më të dendur të emigrantëve turq dhe qytetarëve gjermanë me origjinë turke, ndërsa më pas në sallën e sportit Lanxess Arena me kapacitet 20 mijë vetë Kryeministri Erdoan do të mbajë një fjalim drejtuar dhjetëra-mijëra turqve.

Emigrantët turq kanë filluar të dynden prej vendeve tjera të Evropës drejt Këlnit ku Kryeministri Erdoan do t’ju drejtohet me një fjalim.

Pritet që krahas sallës me 20 mijë vetë, fjalimin e Kryeministrit Erdoan të ndiqet edhe nga jashtë nga ana e qytetarëve turq.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme