Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Tragjedia në Soma - Publikohet raporti paraprak i ekpertizës

Raporti paraprak, që mundësoi arrestimin e 8 personave në lidhje me ngjarjen tragjike në minierën e Somas, nxori në dritë detaje interesante.

Tragjedia në Soma - Publikohet raporti paraprak i ekpertizës

Në raportin jopërfundimtar, që u hartua si rezultat i hetimeve në minierë të ekipit të ekspertëve, i përbërë nga 2 prokurorë dhe 4 specialistë, thuhet se shkaku i zjarrit nuk mund të jetë transformatori elektrik.

Pasi theksohet se niveli i monoksidit të karbonit në minierë ishte mbi 10 herë më i lartë sesa caqet e rrezikshmërisë, në raport sqarohet se "niveli i lartë i monoksidit të karbonit është treguesi më i rëndësishëm i djegies së vetvetishme të qymyrit".

Po ashtu, raporti vë në pah se në bazë të legjislacionit përkatës, kontrollorët teknikë duhet të regjistrojnë vlerat e matjes një herë në 15 ditë në "regjistrin e miratuar të kontrollorëve teknikë", mirëpo kjo procedurë nuk është përmbushur pavarësisht dispozitës së qartë në ligj.

"Sipas parashikimeve tona, kontrollori teknik, drejtori i sipërmarrjes, pronari i minierës, kryeinxhinieri për sigurinë në punë, presidenti i kompanisë në fjalë dhe shefat e turnit janë përgjegjës të aksidentit", nënvizohet në fund të raportit paraprak të ekipit ekspert për tragjedinë në Soma.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme