Ministri turk i integrimit evropian viziton Letoninë

Ministri i Turqisë për marrëdhëniet me Bashkimin Evropian dhe Kryenegocdiatori i Ankarasë me Brukselin Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) vazhdon kontaktet në Letoni.

Ministri turk i integrimit evropian viziton Letoninë


Në kuadër të programit të vizitës Çavushollu në kryeqytetin Riga realizoi një takim me Kryeministren Laimdota Straujuma.


Njoftohet se në bisedimet mes delegacioneve janë trajtuar marrëdhëniet dypalëshe, situata e fundit në procesin e anëtarësimit të Turqisë në BE, kriza e Ukrainës dhe zgjedhjet për Parlamentin Evropian. Mësohet se pala turke në takime ka kërkuar përkrahjen e Letonisë për kandidaturën e Turqisë për të vendin e përkohshëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.


Pas takimeve zyrtare Ministri Çavushollu vizitoi vendet historike dhe kulturore të qytetit si dhe Muzeun e Pushtimit. Këtu kryenegociatori turk u interesua nga afër me dokumente dhe fotografi të arkivit. Gjithashtu Ministri Çavushollu vizitoi edhe Qytetin e Vjetër të Rigës.


Sot Ministri i Turqisë për marrëdhëniet me Bashkimin Evropian dhe Kryenegocdiatori i Ankarasë me Brukselin Mevlyt Çavushollu do të takohet me Ministrin e Punëve të Jashtme të Letonisë, Edgars Rinkevics. Pritet që pas këtij takimi të ketë edhe një konferencë të përbashkët shtypi.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme