Doli në 8 numri i të ndaluarve në tragjedinë e minierës në Soma

Doli në 8 numri i të ndaluarve në tragjedinë e minierës në Soma

Doli në 8 numri i të ndaluarve në lidhje me rastin e tragjedisë së minierës në Soma.

Bëhet e ditur se është zgjeruar hetimi në lidhje me tragjedinë e cila ndodhi në minierën e qymyrit në nënprefekturën Soma të Manisas ku humbën jetën 301 minatorë.

Mësohet janë arrestuar kreu i bordit drejtues të kompanisë, Xhan Gyrkan (Can Gürkan), drejtori i përgjithshëm i kompanisë, Ramazan Doru (Ramazan Doğru) dhe tekniku i sigurimit në minierë Mehmet Ali Gynejçelik (Mehmet Ali Güneyçelik).

Kështu numri i të arrestuarve në lidhje me rastin doli në 8-të.

Nga 36 të dyshuar të ndaluar gjatë hetimeve në lidhje me ngjarjen 28 u lanë të lirë ndërsa 9 prej tyre u është shpallur masa e sigurisë.

Në kuadër të hetimeve më herët u arrestuan drejtori i sipërmarrjes, Akën Çelik (Akın Çelik), inxhinierët e minierës Ertan Ersoj (Ertan Ersoy) dhe Jallçën Erdoan (Yalçın Erdoğan), mbikëqyrësit e sigurisë së turit Hilmi Kazëk (Hilmi Kazık) dhe Jasin Kurnaz (Yasin Kurnaz) nën akuzën “për vdekjen dhe plagosjen e një numri të madh të njerëzve nga pakujdesia”.

Ndërkohë 3 persona të tjerë të dyshuar kanë humbur jetën në këtë fatkeqësi.

Në kuadër të hetimeve të filluara nga Ministria e Punës në lidhje me rastin janë hetuar edhe raportet e mëparshme të inspektimeve.

Ndërkaq bëhet e ditur se inspektorët janë duke zhvilluar hetime në lidhje me pretendimet për punësimin e punëtorëve me kontratë dhe fëmijëve punëtorë.

Ndërsa vazhdojnë edhe hetimet administrative që zhvillohen nga ana e Ministrisë së Energjisë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme