Morën fund punimet e kërkim-shpëtimit në Soma

Morën fund punimet e kërkim-shpëtimit në Soma

Bëhet e ditur se kanë përfunduar punimet e kërkim-shpëtimit në minierën e Somas.

Pas përfundimit të punimeve të kërkim-shpëtimit dje pasdite janë zbrazur të gjitha horizontet e minierës në fjalë, ndërsa përveç zyrtarëve aktualisht nuk ka personel tjetër në minierë.

Sot në orët e mëngjesit nga zona para hyrjes në minierë janë larguar gazetarët, ndërsa këtu ndodhen vetëm inspektorët e Inspektoriatit të Punës, xhandarmeria dhe punonjësit e minierës.

Sipas vendimit të marr nga ana e Inspektoriatit të Punës janë ndaluar të gjitha punimet në minierë, ndërsa bëhet e ditur se në minierë kanë filluar punimet për mbledhjen e provave që do të zbardhin shkaktarin e kësaj tragjedie dhe punimet për meremetimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarri.

Ndërkohë dy hyrjet e minierës, ku vazhdon zjarri pjesërisht, janë mbyllur me tulla.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme