Shpërthimi në minierë - Arrin në të paktën 282 numri i viktimave

Turqia po derdh lot për qindra viktimat e tragjedisë në një minierë qymyrguri në Soma të Manisës.

Shpërthimi në minierë - Arrin në të paktën 282 numri i viktimave

Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan, i cili po kryen personalisht inspektime në vendngjarje, deklaroi se numri minatorëve, që kanë humbur jetën, ka arritur në 282.

Bëhet e ditur se shumica e viktimave kanë humbur jetën për shkak të helmimit nga monoksidi i karbonit.

Ndërsa në kuadër të hetimit, që ka filluar nga autoritetet e Prokurorisë së Somës, është ngritur një komision ekspertësh.

Ekipet e kërkim-shpëtimit, që formohen nga mbi 500 vetë, po përpiqen me të gjitha forcat për të mbërritur në galeritë, ku kanë mbetur të bllokuar qindra minatorë. Mësohet se ekipet kanë avancuar deri në rreth 500 m. thellësi të tokës.

Sakaq, të afërmit e minatorëve të Somës vazhdojnë të presin të pikëlluar përpara vendngjarjes dhe spitaleve të zonës.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme