Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Jëlldëz: Pak shpresa për gjetjen e minatorëve të mbijetuar

Shpresat për të gjetur të mbijetuar zvogëlohen në aksidentin, që ndodhi të martën në një minierë në perëndim të Turqisë, deklaroi sot ministri turk i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Taner Jëlldëz.

Jëlldëz: Pak shpresa për gjetjen e minatorëve të mbijetuar

“Sipas një bilanci provizor, flitet për të paktën 282 minatorë të vdekur dhe 61 të plagosur në këtë minierë karboni, që ndodhet në Soma, që përfshihet në provincën e Manisas”, njoftoi ministri, i cili ndodhet në vendngjarje.

“Duhet të them se shpresat për të gjetur të mbijetuar po zvogëlohen gjithnjë e më shumë. Por përpjekjet tona do të vazhdojnë deri në fund”, theksoi Jëlldëz, i cili nuk ka dhënë shifra për numrin e minatorëve, që kanë mbetur të bllokuar nëpër galeritë, që ndodhen disa qindra metra nëntokë, por theksoi se janë shpëtuar 363 minatorë.

Sipas mediave, numri i minatorëve të bllokuar vlerësohet në rreth 150 persona.

Kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdoan, shkoi sot në mesditë zonën, ku ndodhi fatkeqësia, për të verifikuar përpjekjet e forcave të ndihmës së shpejtë.

Shpërthimi i një transformatori elektrik dhe shpërthimi i një zjarri jo vetëm kanë izoluar minatorët në fund të minierës, por për më tepër kanë bllokuar të gjithë materialin që shërben për nxjerrjen e tyre.

Masa të forta shpëtimi, me dhjetëra ambulanca dhe helikopterë u dërguan menjëherë në vendngjarje, që është rreth 100 km. larg Izmirit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme