Gyl: Turqia mbështet tërësinë territoriale të Gjeorgjisë

Stabiliteti dhe paqja e Kaukazit ka fituar një rëndësi edhe më kritike pas krizës në Ukrainë.

Gyl: Turqia mbështet tërësinë territoriale të Gjeorgjisë

Stabiliteti dhe paqja e Kaukazit ka fituar një rëndësi edhe më kritike pas krizës në Ukrainë.

Presidenti i Republikës së Turqisë, Abdullah Gyl, i përcolli Gjeorgjisë mesazhin për mbështetje të fuqishme në lidhje me integritetin e saj territorial.

"Turqia e ka mbështetur dhe do ta mbështesë gjithnjë tërësinë territoriale të Gjeorgjisë në kuadrin e të drejtës ndërkombëtare", deklaroi ai.

Në ditën e fundit të kontakteve të tij në Tbilis, Presidenti Abdullah Gyl pati një takim me homologun gjeorgjian, Giorgi Margvelashvili.

Pas takimit, të dy liderët dolën përpara kamerave në përgjigje të interesit të gazetarëve.

Margvelashvili e falënderoi homologun turk për mbështetjen e fuqishme, që Turqia i jep Gjeorgjisë në të gjitha çështjet e rëndësishme.

Ndërsa Presidenti Gyl theksoi se Turqia ka dhënë gjithnjë dhe do të vazhdojë të japë mbështetje të fortë për anëtarësimin e Gjeorgjisë në strukturat euroatlantike.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme