Turqi-Gjermani intensifikojnë marrëdhëniet

Ministri turk i Integrimit Evropian dhe kreunegociatori i Ankarasë me Brukselin, Mevlyt Çavushollu i dërgoi një mesazh të qartë Evropës.

63354
Turqi-Gjermani intensifikojnë marrëdhëniet

Në vlerësimin që Çavushollu i bëri marrëdhënieve Turqi-BE tha se marrëdhëniet janë të sinqerta dhe se kërkojnë që ti vazhdojnë si dy vende mike.

Ministri turk i Integrimit Evropian dhe kreonegociatori i Ankarasë me Brukselin, Mevlyt Çavushollu u takua me Kryeministrin e Landit të Saksonisë së Poshtme në Gjermani, Stephen Weil.

Në vlerësimin që Çavushollu i bëri marrëdhënieve Turqi-BE, vuri theksin në vendosmërinë e Ankarasë për anëtarësim të plotë.

“…Ne kërkojmë që marrëdhëniet ti vazhdojmë në një atmosferë të sinqertë si 2 partnerë dhe si dy miq. Për këtë ne mendojmë se të dyja palët duhet të sillen me sinqeritet” - tha Ministri turk i Integrimit Evropian.

Ndërsa Weil duke shprehur përkrahjen e vendit të tij për Turqinë gjatë procesit të anëtarësimit tha se kërkojnë hapjen e kapitujve 23 dhe 24 dhe shtoi: “procesi duhet të përparojë ashtu siç u ka hije miqve”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme