TIKA restauron veprat historike të Shqipërisë

Inaugurimi i veprave të restaurura do të bëhet nga Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan.

TIKA restauron veprat historike të Shqipërisë

Agjencia turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) do të restaurojë në Shqipëri pesë xhami që i përkasin periudhës osmane dhe që janë edhe objektet më të rëndësishme të kësaj periudhe historike.

Inaugurimi i tyre do të bëhet nga Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan.

TIKA ka përfunduar restaurimin e Xhamisë në Kalanë e Prezës, e ndërtuar në vitin 1547 dhe e shembur gjatë Luftës së II Botërore.

Zv/Kryeministri i Turqisë Prof. Dr. Emrullah Ishler, i cili disa ditë më parë zhvilloi një vizitë në Tiranë në krye të një delegacioni parlamentar turk, inspektoi nga afër edhe punimet në këtë xhami.

Në një prononcim Ishler bëri të ditur se inaugurimi i xhamisë së ndërtuar në shekullin e 16-të, dhe që minarja e të cilës u rrëzua nga regjimi komunist pas luftës së Dytë Botërore, do të bëhet nga Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan.

Ndërkaq, ky nuk është projekti i parë që merret përsipër nga TIKA.

Që nga viti 1996 e deri më sot TIKA ka realizuar 160 projekte në Shqipëri.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme