Shtypi botëror 31.08.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara botërore për sot, e martë, 31 gusht 2021.

1700146
Shtypi botëror 31.08.2021

“Al-Quds Al-Arabi” (Angli): Princi i Kurorës i Abu Dhabit (Muhammad bin Zayed Al-Nahyan) kontaktoi (Presidentin Recep Tayyip) Erdogan për herë të parë që nga përkeqësimi i marrëdhënieve Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA)-Turqi.

“Al-Dustour” (Jordani): Raportet e sigurisë paralajmërojnë: "Shpërthimi social ishte i pashmangshëm në Liban"

“Al-Raya Al-Qataria” (Katar): Sipas një raporti të OKB-së që dokumenton shkeljet e Izraelit në Bregun Perëndimor 55 palestinezë u martirizuan nga plumbat e pushtuesve në vitin 2021

“Deutsche Welle” (Gjermani): Gjermania pranoi 47.400 azilkërkues në 6 muajt e parë të 2021

“Tagesschau.de” (Gjermani): Shkalla e inflacionit në Gjermani ka arritur nivelin më të lartë në 28 vitet e fundit. Prandaj, norma e inflacionit në gusht ishte 3.9 për qind.

“Wiener Zeitung” (Austri): Kancelari austriak Sebastian Kurz u takua me Kancelaren gjermane në largim Angela Merkel në Berlin për herë të fundit. Marrëdhënia e tyre ishte gjithmonë e ftohtë.

“El País” (Spanjë): Austria dhe Polonia udhëheqin krahun e fortë të Bashkimit Evropian për të kufizuar ardhjen e refugjatëve afganë

“El Comercio” (Peru): Pas 20 vitesh luftë, SHBA u larguan nga Afganistani dhe ia dorëzuan vendin talibanëve

“La Jornada” (Meksikë): Komisioni Federal për Mbrojtjen kundër Rreziqeve të Shëndetit (COFEPRIS) në Meksikë ka dhënë mendim pozitiv për vaksinën kubaneze "Abdala"

“Lenta.ru” (Rusi): Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në OKB Vasily Nebenzya tha se "Ne abstenuam nga rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB -së për Afganistanin"

“TASS” (Rusi): Një kompani në rajonin Irkutsk të Rusisë u padit për kontrabandë druri në Kinë

“Izvestiya” (Rusi): Këshilltari i Presidentit të Ukrainës, Aleksey Arerestoviç, tha se prishja e marrëdhënieve tregtare me Rusinë do të ishte kundër vendit të tij: "Rusia është partneri ynë i pestë më i madh tregtar".

“Le Monde” (Francë): Pas 20 vitesh të pranisë ushtarake dhe vonesës pesë mujore të administratës Joe Biden, ushtarët e fundit amerikanë u larguan nga Kabuli

“Le Figaro” (Francë): Shkencëtarët në Afrikën e Jugut po monitorojnë një variant të ri të Covid-19 me një shkallë mutacioni të pazakontë

“Le Matin” (Zvicër): Administrata amerikane u bëri thirrje qytetarëve të saj që "të mos udhëtojnë në Zvicër" për shkak të llojit të ri të epidemisë së koronavirusit (Covid-19).

“ATSH” (Shqipëri): Përgjegjësia e NATO-s për të shpëtuar afganët

“RTK” (Kosovë): Kurti: S’kemi hapësirë për të gabuar në zbatimin e masave të reja

“MIA” (Maqedonia e Veriut): Arriti grupi i parë prej 149 qytetarëve afganë në Shkup



Lajme të ngjashme