Shtypi botëror 27.08.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e premte, 27 gusht 2021:

1698479
Shtypi botëror 27.08.2021

 

Shtypi gjerman

Bild.de” (Gjermani) – Në shpërthimin në Afganistan vdiqën 13 ushtarë amerikanë. Presidenti amerikan Joe Biden: “Do t’ju kapim”

Spiegel.de” (Gjermani) – Flamurët në ShBA ulen në gjysmështizë pas shpërthimeve në Afganistan

Handelsblatt.de” (Gjermani) – Banka Qendrore Evropiane parashikon normë të lartë inflacioni në eurozonë në një të ardhme afatmesme

 

Shtypi spanjoll

El Mundo” (Spanjë) – ShBA përgatitet më shumë për sulmet kundër DAESH-it pas masakrës në aeroportin e Kabulit

El Pais” (Spanjë) – Spanja planifikon t’i përfundojë këtë të premte evakuimet nga Afganistani

Telesur” (Venezuela) – Në Kubë janë administruar rreth 12,9 milionë doza vaksinash kundër Covid-19

 

Shtypi francez

Le Monde” (Francë) – Kryeministri francez Jean Castex: Franca i mbaron të premten në mbrëmje evakuimet nga Afganistani

Le Figaro” (Francë) – Gjatë 24 orëve të fundit në Francë kanë vdekur 110 njerëz nga Covid-19, 2 mijë e 261 të sëmurë me koronavirus janë në kujdes intensiv

France 24” (Francë) – Shorti për Ligën e Kampionëve, Paris Saint Germain bie në grupin e vdekur. Përfaqësuesja franceze do të përballet në Grupin A me “Manchester City”, “RB Leipzig” dhe “Club Bruge”

 

Shtypi rus

RBK” (Rusi) – Ministria ruse e Shëndetësisë miratoi përdorimin e dozës së pestë të vaksinës ruse kundër Covid-19

Kommersant” (Rusi) – 4 të vdekur dhe 90 të plagosur, bilanci i shpërthimit në një repart ushtarak në Kazakistan

RT” (Rusi) – Në Republikën e Bashkortostanit u dogj një fshat. Në zonën Buzdyakski flakët kapërcyen nga fushat në shtëpitë e fshatarëve

 

Shtypi arab

Al-Dustur (Jordani) – Jordania dënoi sulmet terroriste në Afganistan

Al-Quds Al-Arabi” (Londër, Angli) – Presidenti amerikan Joe Biden kërcënoi autorët e sulmit në Kabul: “Do t’ju kapim dhe keni për ta paguar”

Al-Rayya Al-Qatariyye” (Katar) – Katari dënoi sulmet në aeroportin e Kabulit dhe ngushëlloi familjet e viktimave

 

Shtypi shqiptar në Ballkan

ATSh” (Shqipëri) - Mbërrijnë në Shqipëri 121 afganët e parë

MIA” (Maqedonia e Veriut) – Tonin: Do të angazhohemi t’u themi miqve tanë bullgarë se është edhe në interesin e tyre që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e BE-së

RTK” (Kosovë) – 55 pacientë në gjendje të rënduar shëndetësore nga Covid-19



Lajme të ngjashme