Shtypi botëror 26.08.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e enjte, 26 gusht 2021:

1697868
Shtypi botëror 26.08.2021

Francë

“Le Monde”: Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) nuk e pranoi kërkesën e zjarrfikësve në Francë për të hequr detyrimin për vaksinën e llojit të ri të koronavirusit (Kovid-19)

“Le Figaro”: Sipas një sondazhi mbi zgjedhjet presidenciale në Francë, po kryesojnë Marine Le Pen dhe Emmanuel Macron

France 24 : Futboll: Drejtori Sportiv i Paris Saint-Germain, Leonardo Araujo i ka thënë "jo" Realit për Kylian Mbappe, por "nuk do ta mbajnë" nëse dëshiron të largohet

Shtypi në arabisht

“Aljazeera” (Katar):  Miliona Afganë janë në prag të urisë ... Ndërsa Programi Botëror i Ushqimit jep alarmin, Organizata Botërore e Shëndetit po trajton llojin e ri të epidemisë së koronavirusit (Kovid-19) në vend

“Al Doustour (Jordani): Organizata Botërore e Shëndetit:" Shkalla e përhapjes së llojit të ri të koronavirusit (Kovid-19) po fillon të stabilizohet

“Al Raya”: Katari rrit përpjekjet e tij diplomatike në Afganistan

Shtypi në spanjisht

“El Pais” (Spanjë): Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez dhe kreu i qytetit autonom të Ceutës në Afrikën e Veriut, Juan Jose Vivas, pas takimit të tyre, vendosën të ndërmarrin veprime "sa më shpejt të jetë e mundur" për kthimin e fëmijëve marokenë që erdhën në qytetin e Ceutës

“El Mundo” (Spanjë): Në vitin e ri akademik në Spanjë, do të sigurohet "pjesëmarrja maksimale e studentëve në mësime" dhe rritja e distancës midis rreshtave në klasë

“TeleSur”(Venezuelë): Një ekip i ri mjekësor nga Kuba është në Haiti për të marrë pjesë në shërbimet shëndetësore në zonat e prekura nga tërmeti

Gjermani

Deutsche Welle”: Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se dialogu me talibanët duhet të mbahet në mënyrë që të ruhen fitimet në Afganistan

Rusi

“TASS”: Sipas shkencëtarëve rusë, vullkani Shiveluç në gadishullin Kamchatka është në lëvizje

“TASS”: Presidenti i Agjencisë Kombëtare Ruse të Aeronautikës dhe Hapësirës (Roskosmos), Dmitriy Rogozin tha se do të ftojë Elon Musk, Richard Branson dhe Jeff Bezos në ceremoninë e hedhjes në hapësirë të Soyuz MS-19, e cila është planifikuar të bëhet më 5 tetor

“RBK”: 4 avionë rusë të dërguar në Afganistan për evakuim u ulën në Aeroportin Podmoskovye

Ballkan

ATSH (Shqipëri): Analiza e “Foreign Policy”: Nisma “Ballkani i Hapur”, i shëndetshëm për rajonin, ja pse BE duhet ta mbështesë

RTK (Kosovë): Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se 1116 pacientë të shtrirë po trajtohen në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme

MIA (Maqedonia e Veriut): Zaev: Duke u kujdesur për afganët do të dërgojmë mesazhin e humanizmit dhe solidaritetit



Lajme të ngjashme