Shtypi botëror 25.08.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara botërore për sot, e mërkurë, 25 gusht 2021.

1697151
Shtypi botëror 25.08.2021

 

“Al-Quds Al-Arabi (Angli): Varroset i riu (15-vjeçar) palestinez që u vra nga ushtarët izraelitë në veri të Bregut Perëndimor

“Al-Quds Al-Arabi (Angli): Maroku shprehet për ndërprerjen e marrëdhënieve (diplomatike) të Algjerisë: "Na vjen keq për këtë zhvillim dhe shpresojmë se do të kalojë."

“Al-Raya Al-Qatariya (Katar): Katari është një pikë e rëndësishme transiti për evakuimin e njerëzve të bllokuar nga Afganistani

“tagesschau.de” (Gjermani): Shefi i Agjencisë Gjermane të Punësimit, Detlef Scheele, tha se Gjermanisë i duhen 400.000 punonjës në vit dhe bëri thirrje që qeveria të pranojë më shumë emigrantë. "Fuqia punëtore e Gjermanisë po mbaron", tha Scheele.

“Welt.de” (Gjermani): "Ne nuk mund të vazhdojmë evakuimet nga Kabuli pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës," tha Kancelarja gjermane Angela Merkel gjatë samitit të G-7.

“Deutsche Welle” (Gjermani): Talibanët kanë njoftuar se afganët nuk do të lejohen të largohen nga vendi

“Le Parisien” (Francë): Sipas një studimi të ri, efektiviteti i vaksinave “Pfizer” dhe “Moderna” kundër variantit Delta ka rënë në 66 për qind

“Le Figaro” (Francë): Banka Botërore ndaloi ndihmën e saj për Afganistanin; të shqetësuar për gjendjen e rëndë të grave

“Le Monde” (Francë): Në një përpjekje për të luftuar Covid-19 në ishullin francez Martinique, mbyllja e plotë është zgjatur edhe për tre javë të tjera

“La Vanguardia” (Spanjë): (Presidenti amerikan Joe) Biden këmbëngul që tërheqja nga Kabuli të përfundojë deri më 31 gusht pavarësisht kritikave

“Infobae” (Argjentinë): 70% e popullsisë së Uruguait morën dy doza të vaksinës kundër koronavirusit

“El Nacional” (Venezuelë): Identifikohet një mekanizëm molekular që mund të parashikojë simptomat e rënda të Covid-19

“Gazeta.ru” (Rusi): Përfaqësuesi i zyrës së Talibanëve në Katar tha se ata kanë marrëdhënie të mira me Rusinë dhe Kinën

“Regnum” (Rusi): Borxhi publik i Rusisë arriti në 20.4 trilion rubla në 6 muajt e parë të vitit 2021 (17.7% e prodhimit të brendshëm bruto).

“TASS” (Rusi): Me udhëzimin e Presidentit Vladimir Putin Ministria ruse e Mbrojtjes do të evakuojë më shumë se 500 qytetarë të Rusisë, Ukrainës dhe shteteve anëtare të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive nga Afganistani

“ATSH” (Shqipëri): 27% e popullsisë e vaksinuar me 2 doza të vaksinës antiCovid

“RTK” (Kosovë): Qeveria e Kosovës ndryshon agjendën legjislative, shtyhen disa projektligje

“MIA” (Maqedonia e Veriut): Maqedonia e Veriut dhe Kosova nënshkruajnë marrëveshje për ndihmë të ndërsjellë juridike në lëndët civile



Lajme të ngjashme