Shtypi botëror 23.08.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e hënë, 23 gusht 2021:

1695664
Shtypi botëror 23.08.2021

 

Shtypi gjerman

Tagesschau.de” (Gjermani) – Në protestat e organizuara në shumë qytete gjermane u kërkua që vendi të pranojë si refugjatë mijëra afganë 

Deutsche Welle” (Gjermani) – Në Gjermani filloi vala e katërt e koronavirusit. Rastet e koronavirusit të ri në vend kanë shënuar përsëri rritje. Në shumë rajone të vendit në ambientet e mbyllura mund të hyjnë vetëm ata që janë vaksinuar, ata që kanë kaluar sëmundjen ose ata që ofrojnë një test negativ (PCR).

Focus.de” (Gjermani) – Kryeministri austriak Sebastian Kurz nuk dëshiron të pranojë nga refugjatët që kanë hyrë në vend nga Afganistani. Kurz: "Kjo nuk ka për të ndodhur kurrë sa të jem unë kryeministër”

 

Shtypi spanjoll

El Mundo” (Spanjë) – Një studim në Spanjë ka zbuluar se simptomat me temperaturë të lartë që janë parë tek fëmijët për shkak të Covid-19 janë pasojë e dobësimit të qelizave T.

El Pais” (Spanjë) – Presidenti amerikan Joe Biden falënderon Spanjën për ndihmën në procesin e evakuimit nga Afganistani

El Nacional” (Venezuela) – Grupi i Mjekëve të Bashkuar të Venezuelës pretendon se në vend kanë hyrë shumë vaksina nga Kina, por kjo nuk është njoftuar nga autoritetet

 

Shtypi francez

Le Monde” (Francë) – Protestat kundër aplikimit të lejes së shëndetit në Francë kanë vazhduar për 6 javë. Ministria e Shëndetësisë thotë se më shumë se 175.000 protestues morën pjesë në protestat e organizuara në të gjithë Francën.

France 24” (Francë) - Ndërsa numri i vdekjeve është rritur në 2.200 pas tërmetit në Haiti, bilanci është rënduar dhe qasja e ndihmës humanitare bëhet më e vështirë.

France 24” (Francë) – Me hapjen e shkollave në Francë më 2 shtator do të fillojë fushatën e vaksinimit Covid-19 që mbulon nxënësit e shkollave të mesme.

 

Shtypi rus

TASS” (Rusi) – Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky ka nënshkruar dekretin që bllokon një numër korporatash ruse, përfshirë korporatën e komunikimit celular Rostelekom.

RIA Novosti” (Rusi) – Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov: “Projekti Rrjedha e Veriut-2 do të forcojë sigurinë energjetike të Evropës për dekada”

Izvestiya” (Rusi) – Ministria e Jashtme ruse ka deklaruar se në një të ardhme afatshkurtër nuk ka rrezik për nxjerrjen e Rusisë nga sistemi ndërkombëtar bankar, SWIFT.

 

Shtypi arab

Al-Vatan (Oman) – Ndërsa bota është e zënë me evakuimet nga Afganistani, Organizata Botërore e Ushqimit (FAO) paralajmëron kundër një katastrofe.

Al-Zaman” (Irak) – Kryeministri i Irakut, Mustafa Al-Qazimi shkoi në Kuvajt

 

Shtypi shqiptar në Ballkan

ATSh” (Shqipëri) - Porti i Durrësit, 2,56 milionë tonë mallra të përpunuara në janar-korrik

MIA” (Maqedonia e Veriut) – Gati 2/3 nga 11.106 rastet aktive me Covid-19 janë në Shkup, Tetovë dhe Gostivar

RTK” (Kosovë) – Bashkatdhetarët shpenzuan rreth 500 milion euro në Kosovë



Lajme të ngjashme