Shtypi botëror 30.07.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e premte 30 korrik 2021:

1682841
Shtypi botëror 30.07.2021

Mediat arabe:

“Al-Raya” – Presidenti Recep Tayyip Erdogan: Turqia nuk do t'u nënshtrohet shantazheve dhe kërcënimeve

“Azzaman” – Një sulm me raketa u krye pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kryeqytetin Bagdad (të Irakut)

“Alwatan” – Bahrejni u ndalon hyrjen personave që shkojnë nga 16 vende, për shkak të virusit

Mediat franceze:

“France 24” – Fluks i madh pacientësh në spitalet e Senegalit për shkak të valës së tretë të llojit të ri të koronavirusit (COVID-19)

“Le Matin” – Një person në Francë u dënua me një vit burg për tregti të certifikatave të rreme të vaksinave antiCOVID

“Le Figaro” – Sipas një studimi, një e treta e të liruarve nga burgu përfshihen sërish në vepra penale brenda një viti

Mediat gjermane:

“ZDF” – Rritet në 5 numri i të vdekurve nga shpërthimi në zonën e djegies së mbetjeve inerte të një fabrike kimike në Gjermani

“ARD” – Inflacioni i korrikut 2021 në Gjermani arriti nivelin më të lartë në 13 vjet duke u rritur me 3,8% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë

“Zeit” – Izrael: Personat mbi 60 vjeç do të marrin një dozë të tretë të vaksinës “Pfizer/BioNTech”

Mediat ruse:

“Lenta” – Korporata Shtetërore për Aktivitetet Hapësinore “Roscosmos” do të hetojë arsyen pse motorët e modulit “Nauka” u ndezën automatikisht teksa mjeti po ankorohej në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (ISS), ndërkohë që NASA raportoi se ISS-ja nuk pësoi asnjë dëm nga incidenti dhe se “Nauka” u ankorua me sukses

“RBK” – Uffe Ellemann-Jensen, ish-ministër i Punëve të Jashtme të Danimarkës, u bëri thirrje vendeve evropiane që ta shndërrojnë projektin “Rryma e Veriut 2” në një “fitore” si ajo e Pirros për Rusinë (“Fitorja e Pirros” nënkupton një fitore me sakrifica jashtëzakonisht të mëdha)

“Sport” – Notari amerikan, Ryan Murphy, i cili humbi në garën e 200 metrave shpinë të Lojërave Olimpike, pretendoi se kundërshtari i tij rus, Evgeny Rylov, fitues i medaljes së artë, ka përdorur doping

Mediat spanjishtfolëse:

“El Mundo” – Organizata Botërore e Shëndetësisë vendosi gratë shtatzëna në grupin e personave me përparësi vaksinimi

“Infobae” – Gjetjet e reja tregojnë se personat e vaksinuar mund të transmetojnë variantin “Delta”

“TeleSur” – Vaksinohet më shumë se 75% e popullsisë mbi 18 vjeç në Argjentinë

Mediat ballkanase:

“ATA” – Forumi “Ballkani i Hapur” në Shkup; Rama: Rajoni jo peng i të shkuarës, jetësimin e 4 lirive të BE do ta bëjmë tani

“Kosova Press” – IKShPK (Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës): Vaksinimi mënyra më e sigurt dhe më efektive kundër COVID-19

“Zhurnal” – Forumi ekonomik: Një ekonomi me zero dogana, 100% tregti të lirë dhe asnjë pengesë për lëvizjen e qytetarëve



Lajme të ngjashme