Shtypi botëror 29.07.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara botërore për sot, e enjte, 29 korrik 2021.

1682270
Shtypi botëror 29.07.2021

“Frankfurter Allgemeine Zeitung” (Gjermani): Gjiganti farmaceutik amerikan “Pfizer” ka njoftuar se ka rritur pritshmërinë e qarkullimit me 29 për qind nga vaksina e llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) që ata krijuan së bashku me kompaninë “BioNTech” në 33.5 miliardë dollarë.

“Süddeutsche Zeitung” (Gjermani): Dusty Hill, anëtari themelues i grupit rok “ZZ Top”, vdiq në moshën 72-vjeç në shtëpinë e tij në Teksas.

“Deutsche Welle” (Gjermani): Gati 13 mijë studiues bënë thirrje për veprim urgjent për shkak të pikës së arritur në krizën klimatike.

“Al-Quds Al-Arabi” (Angli): Presidenti tunizian Kays Said shkarkoi drejtorin e përgjithshëm të televizionit publik Lesad Dahish për shkak të kufizimeve të emisioneve të bisedave.

“Al-Raya Al-Qatarya” (Katar): Çdo vit 30 studentëve turq do t'u jepen bursa në Universitetin e Katarit

“El Pais” (Spanjë): Spanja synon që për herë të tretë të komandojë me 10.200 paqeruajtës në Liban

“El Mundo” (Spanjë): Shpërndarja rajonale e fondeve të Bashkimit Evropian tashmë ka krijuar konfliktin e parë midis komuniteteve autonome dhe qeverisë. Qeveria kërcënon të tërheqë fonde nga komunitetet autonome që kritikojnë shpërndarjen.

“TeleSur” (Venezuelë): Mësuesit anëtarë të Shoqatës Kombëtare të Edukatorëve të Ekuadorit (UNE) protestojnë për të kërkuar pajtueshmëri me reformat në Aktin e Edukimit Ndërkulturor të miratuar nga Parlamenti i mëparshëm.

“Lenta.ru” (Rusi): 12 anëtarë republikanë të Senatit amerikan i bënë një ultimatum qeverisë në lidhje me tubacionin “Rrjedha Veriore-2”. Në letrën dërguar Sekretares së Thesarit Janet Yellen, thuhet se nëse sanksionet në lidhje me projektin nuk zbatohen dhe qasja e qeverisë ndaj projektit nuk ndryshon, emërimet e Departamentit të Financave do të vihen me veto.

“RIA Novosti” (Rusi): Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi se ai u takua dje në Shtëpinë e Bardhë me udhëheqësen e opozitës bjelloruse, Svetlana Tihanovskaya.

“Regnum” (Rusi): Atletet ruse fituan një medalje argjendi në garën e kanotazhit në Lojërat Olimpike të mbajtura në Japoni.

“Le Parisien” (Francë): (Presidenti Francez) Emmanuel Macron ngriti një kallëzim penal kundër personit që bëri posterat që e portretizonin atë si Hitler

“Le Figaro” (Francë): Në burgjet në Francë vuajnë dënimin afër 68.000 të burgosur. Që nga 1 korriku numri i të burgosurve u rrit me 15.7 për qind në një vit.

“Le Monde” (Francë): Çështja “Spyware Pegasus”: Izraeli siguron Francën se "e merr seriozisht", ndërsa Parisi pret "shpjegime".

“ATSH” (Shqipëri): Në Shkup mbahet Forumi ‘Ballkani i Hapur’, Kryeministri Rama thotë se rajoni nuk duhet të jetë peng i të shkuarës

“RTK” (Kosovë): Përfundoi aventura fantastike e ekipit olimpik të Kosovës në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’. Sportistët sjellin dy medalje në vend.

“MIA” (Maqedonia e Veriut): Kufizime të mundshme nga vjeshta, synohet të arrihet imuniteti kolektiv në vend në masë 80 për qind



Lajme të ngjashme