Shtypi botëror 28.07.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e mërkurë, 28 korrik 2021:

1681691
Shtypi botëror 28.07.2021

Mediat arabe:

“Ad-Dustour” – Të paktën 225 fëmijë palestinezë e kaluan Kurban Bajramin në burgjet e Izraelit

“Al-Quds al-Arabi” – Një gazetë izraelite: A do të jetë Maroku porta tregtare e Izraelit në kontinentin e Afrikës?

“Al-Raya” – Emiri i Katarit, Sheiku Tamim bin Hamad al-Thani dhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan diskutuan forcimin e marrëdhënieve strategjike

Mediat gjemane:

“Frankfurter Allgemeine Zeitung” – Përmbytjet në Gjermani do t'u kushtojnë kompanive të sigurimeve afërsisht 5,5 miliardë euro

“DPA” – Pothuajse gjysma e popullsisë në Gjermani është vaksinuar kundër llojit të ri të koronavirusit

“Südwest Presse” – Çarmatimi: Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia filluan negociata të reja në Gjenevë

Mediat spanjishtfolëse:

“El Mundo” – Varianti «Delta» i llojit të ri të koronavirusit përbën 68% të rasteve me COVID-19 në Spanjë. Cila është arsyeja që po përhapet kaq shpejt?

“La Jornada” – Ekuadori i anulon nënshtetësinë themeluesit të “WikiLeaks”, Julian Assange

“El Tiempo” – Fillon epoka e Pedro Castillo (Presidenti i ri) në Peru

Mediat ruse:

“RIA Novosti” – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, pretendoi se Rusia po ndërhyn që tani në zgjedhjet e ndërmjetme të Kongresit, të cilat do të mbahen në vitin 2022

“Kommersant” – Kompania turke “Sefine Shipyard” mori përsipër ndërtimin e akullthyeses ruse “Icebreaker 7”, njëherësh edhe anije shpëtimi

“RIA Novosti” – Politologu rus, Dmitry Korneychuk, deklaroi për kanalin televiziv “NewsOne” se Ukraina do të përballet me një mungesë gazi për shkak të hapjes së tubacionit “Nord Stream 2”

Mediat franceze:

“Le Parisien” – COVID-19: (Presidenti francez) Emmanuel Macron bëri thirrje në Polinezi për t'u vaksinuar “për veten dhe për Francën”

“Le Figaro” – Testet bërthamore (që Franca ka kryer në Paqësor mes viteve 1966-1996): Emmanuel Macron pohon se Franca “i ka një borxh” Polinezisë

“Le Monde” – Grabitet dyqani i argjendarisë “Chaumet” në Paris, vidhen stoli me vlerë mbi 2 milionë euro

Mediat ballkanase:

“ATA” – Në Shqipëri, 1.158.303 vaksinime antiCOVID që prej fillimit të procesit

“Kosova Press” – Eksperti serb: Kriminelët serbë, të lidhur me shërbimet e inteligjencës serbe dhe ato ruse

“Zhurnal” – Nënshkruhen 12 marrëveshje për bashkëpunim ndërkufitar (të Maqedonisë së Veriut) me Bullgarinë dhe Kosovën



Lajme të ngjashme