Shtypi botëror 26.07.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara botërore për sot, e hënë, 26 korrik 2021.

1680390
Shtypi botëror 26.07.2021

“Al-Jazeera” (Katar): Presidenti tunizian Kays Said njofton marrjen e pushtetit ekzekutiv, shkarkimin e qeverisë dhe ngrirjen e pushtetit parlamentar.

“Al-Quds Al-Arabi” (Angli): Marrëveshje në faza në Deraa: Në këmbim të heqjes së embargos do të tërhiqen armët dhe njësitë ushtarake

“Al-Dustour” (Jordani): (Presidenti francez Emmanuel) Macron kërkoi sqarime nga "Tel-Aviv" në lidhje me programin e spiunimit "Pegasus"

“Deutsche Welle” (Gjermani): Shefja e Zyrës së Kancelaresë Gjermane, Helge Braun, paralajmëroi se numri i llojeve të reja të rasteve të koronavirusit (Covid-19) mund të rritet. Ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të vaksinohen, Braun tha se ata që vaksinohen do të kenë më shumë liri.

“Spiegel.de” (Gjermani): Gjermania vend i fatkeqësive natyrore. Përmbytjet, stuhitë dhe zjarret në pyje. Ajo që dikur konsiderohej ekstreme është kthyer në normalitetin e ri sot.

“El País” (Spanjë): Qeveria spanjolle planifikon të miratojë dekretin mbretëror në ditët në vijim për të filluar punësimin më të madh publik në historinë e saj me një total prej 30.455 vendeve të punës

“El Comercio” (Perú): Mbreti i Spanjës Felipe VI do të shkojë nesër në Peru për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të Presidentit të zgjedhur Pedro Castillo

“Infobae” (Argjentinë): Spanja do të aplikojë karantinë e detyrueshme për pasagjerët që nisen nga Argjentina, Kolumbia dhe Bolivia

“Le Figaro” (Francë): Rreth 60 për qind e francezëve kanë bërë të paktën një dozë të vaksinës

“Le Monde” (Francë): Mobilizimi kundër aplikimit të kartës së vaksinimit po rritet, 161 mijë disidentë marshuan në të gjithë Francën.

“France 24” (Francë): Presidenti tunizian Kays Said shkarkoi Kryeministrin (Hisham Al-Mashishi) pas protestave të dhunshme, ndërsa pezulloi Parlamentin.

“TASS” (Rusi): Japonia do të protestojë kundër Rusisë për shkak të vizitës së Kryeministrit rus Mihail Mishustin në ishullin Iturup në veri të Japonisë

“RIA Novosti” (Rusi): Ekipi i volejbollit për meshkuj i Rusisë mposhti SHBA me rezultat 3-1 në Lojërat Olimpike Verore Tokio 2020

“Rossiyskaya gazeta” (Rusi): Rusia është e dyta në Evropë për sa i përket benzinës së lirë

“ATSH” (Shqipëri): Ekipi shqiptar në Këshillin e Sigurisë të OKB-së, ministrja Xhaçka thotë Shqipëria do përfaqësohet nga më të mirët.

“RTK” (Kosovë): Xhudistja Nora Gjakova ka arritur ta bëjë përsëri Kosovën që të shkëlqejë në Lojërat Olimpike Tokio 2020, duke fituar finalen që ia siguron medaljen e artë.

“MIA” (Maqedonia e Veriut): Kryeministri Zoran Zaev thotë se përfshirja e bullgarëve në kushtetutë bëhet vetëm para inkuadrimit në BE



Lajme të ngjashme