Shtypi botëror 14.07.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara botërore për sot, e mërkurë, 14 korrik 2021.

1675228
Shtypi botëror 14.07.2021

“Al-Raya Al-Qatariya” (Katar): Jetohet mungesë ilaçesh në Liban… Çantat e atyre që kthehen në vend janë plot me ilaçe.

“Al-Zeman” (Irak): Numri i të vdekurve në zjarrin e spitalit në Irak doli mbi 80. Si pjesë e hetimit që zhvillohet në lidhje me rastin u ndaluan 13 zyrtarë.

“Al-Vatan” (Oman): Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi që disa lloje të ndryshme të vaksinave të koronavirusit (Covid-19) nuk duhet të administrohen në të njëjtin person. (Tek një person do të administrohet një lloj vaksine).

“Die Presse” (Austri): Lufta civile në Afganistan bën që mijëra afganë të largohen për në Turqi

“Zeit.de” (Gjermani): Kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se "Qeveria federale hedh poshtë vaksinimin e detyrueshëm"

“Handelsblatt.de” (Gjermani): Çmimet e konsumit në Gjermani shkaktojnë rritjen e shkallës së inflacionit në qershor me 2.3 për qind

“Le Monde” (Francë): Numri i emigrantëve që vdesin në det ndërsa përpiqen të arrijnë në Evropë është dyfishuar brenda një viti

“Le Figaro” (Francë): Franca shënoi një rekord të ri të vaksinimit dje me 792.339 vaksina të administruara

“France 24” (Francë): Tunizia, e mbingarkuar nga kriza e Covid-19, bëri thirrje për ndihmë

“El País” (Spanjë): Bashkimi Evropian (BE) i dha dritën jeshile planit të shpëtimit të Spanjës me të cilin synohet të arrihet deri në 140 miliardë euro.

“El Correo” (Spanjë): Spanja u bë vendi i shtatë në botë ku janë regjistruar më së shumti raste me variantin "Lambda" të Covid-19

“Telesur” (Venezuelë): Ministri i Jashtëm iKubës Bruno Rodriguez Parrilla akuzoi qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për kryerjen e një fushate komunikimi për të diskredituar dhe destabilizuar kombin.

“Izvestia” (Rusi): Ministria e Jashtme Ruse njoftoi qëllimin e bisedimeve të Moskës me Talibanët: "Qëllimi është t'u përcjellim Talibanëve pikëpamjet e Rusisë për sigurinë në rajon".

“Lenta.ru” (Rusi): Rusia renditet e 4-ta në botë për nga numri i rasteve me Covid-19. Shtetet e Bashkuara, India dhe Brazili janë në tre të parat.

“TASS” (Rusi): Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken thotë se "Nëse Moska nuk ndërmerr veprime kundër hakerave rusë, Shtetet e Bashkuara do ta bëjnë këtë."

“ATSH” (Shqipëri): Mediat arabe njoftojnë se Shqipëria ofron mundësi të shumta për investitorët arabë

“RTK” (Kosovë): SHBA-ja e ndihmon FSK-në me pajisje moderne

“MIA” (Maqedonia e Veriut): Shkupi zyrtar në pritje të formimit të qeverisë politike në Sofje për të vazhduar rrugëtimin drejt integrimit evropian



Lajme të ngjashme