Shtypi botëror 11.06.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara botërore për sot, e premte, 11 qershor 2021.

1656038
Shtypi botëror 11.06.2021

“Le Figaro” (Francë): Presidenti i Francës Emmanuel Macron njoftoi se do të takohet me Presidentin Recep Tayyip Erdogan para samitit të NATO-s.

“France 24” (Francë): Emmanuel Macron njoftoi se do t’i japin fund "Operacionit Barkhane" (që vazhdon nga viti 2014) në rajonin e Sahelit (në Afrikë).

“Le Monde” (Francë): Personi që goditi Presidentin francez Macron u dënua me 18 muaj burg. Dënimi u pezullua 14 muaj.

“Deutsche Welle” (Gjermani): Gjermania është e treta në botë në renditjen e ultra të pasurve

“Welt.de” (Gjermani): Megjithë rënien në numrin e infektimeve me koronavirus (Covid-19) Kancelarja Angela Merkel shprehet e shqetësuar për variantin e ri që hyn nga Anglia

“Tagesschau.de” (Gjermani): Në Gjermani, certifikata digjitale e Covid-19 do të zbatohet nga 14 qershori

“El Mundo” (Spanjë): Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëron se varianti Delta tregon evazion imunitar: "Ne nuk jemi jashtë rrezikut"

“Infobae” (Argjentinë): Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka paralajmëruar El-Salvadorin në lidhje me rreziqet e miratimit të Bitcoinit si tender ligjor

“El Nacional” (Venezuelë): “Moderna” kërkon autorizimin e përdorimit emergjent nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) për të vaksinuar grupmoshat 12-18 vjeç kundër Covid-19

“Al-Dustour” (Jordani): Jordania dënoi sulmet e policisë izraelite ndaj palestinezëve para Portës së Damaskut në Jerusalemin e okupuar

“Al-Jazeera” (Katar): Qindra njerëz u mblodhën në Bahrejn për të protestuar ndaj vdekjes së aktivistit të opozitës Hüseyin Berekat, i cili u infektua me Covid-19 në burg

“RIA Novosti” (Rusi): Kryeministri rus Mikhail Mishustin nënshkroi dekretin për t'u tërhequr nga memorandumi i mirëkuptimit "tokë e hapur" me SHBA me të cilën rregullohen udhëtimet e diplomatëve në vendin në të cilin ndodhen

“Russia Today” (Rusi): Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se shpreson që ambasadori amerikan në Rusi, John Sullivan, i cili ishte thirrur në Uashington për konsultime, do të kthehet së shpejti në postin e tij.

“Lenta.ru” (Rusi): Kancelarja gjermane Angela Merkel do të vizitojë SHBA-të në korrik ose gusht për diskutime në lidhje me tubacionin rus Rrjedha Veriore-2.

“ATSH” (Shqipëri): SHBA-të mbështesin hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

“RTK” (Kosovë): Ministres së Punës në Serbi, Darija Kisiq-Tepavçeviq nuk i lejohet hyrja në Kosovë

“MIA” (Maqedonia e Veriut): Zoran Zaev thotë se plani investues-ekonomik i BE-së për Ballkanin Perëndimor siguron bashkëpunim dhe rimëkëmbje afatgjate ekonomike të rajonit



Lajme të ngjashme