Shtypi botëror 10.06.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e enjte, 10 qershor 2021:

1655380
Shtypi botëror 10.06.2021

 

Shtypi gjerman

Deutsche Welle” (Gjermani) – Në linjën Ankara-Uashington-Bruksel vazhdon procesi i “negociatave historike diplomatike” kur kanë mbetur edhe pak ditë nga takimi kokë më kokë që do të realizohet mes Presidentit Rexhep Tajip Erdoan dhe Presidentit të ShBA-së, Joe Biden më 14 qershor në Bruksel

Tagesschau.de” (Gjermani) – Në landin Hessen të Gjermanisë janë kontrolluar banesat dhe zyrat e 30 policëve të dyshuar se kanë postuar mesazhe në grupet raciste

Handelsblatt.com” (Gjermani) – Bosch, furnizuesi më i madh i sektorit automobilistik në botë ka hapur fabrikë për prodhimin e qarqeve të integruar (çipave) për automobilat që prodhohen në Gjermani duke bërë një investim me vlerë 1 miliard euro

 

Shtypi spanjoll

El Mundo” (Spanjë) - Shkencëtarët spanjollë zbulojnë një gjen që siguron që shumë njerëz të kapërcejnë koronavirusin në mënyrë asimptomatike

El Pais” (Spanjë) – Parlamenti Evropian dënon Marokun për krizën e migracionit në Ceuta.

El Nacional” (Venezuelë) – Keiko Fujimori, partia e mundur në zgjedhjet e Perusë, kërkon që 200 mijë vota të konsiderohen të pavlefshme.

 

Shtypi francez

France 24” (Francë) – Akt kundër izolimit apo shprehje e një zemërimi më të thellë? Goditja me shuplakë e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron ka përçarë shoqërinë franceze

Le Monde” (Francë) – Presidenti i ShBA-së, Joe Biden do t’u japë Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin dhe Kinës mesazhin që ShBA-ja dhe Evropa janë bashkuar

Le Matin” (Zvicër) – Në Gjenevë të Zvicrës është shënuar rritje shqetësuese në numrin e rasteve me malarie

 

Shtypi rus

Gazeta.ru” – Fluturimet mes Rusisë dhe Turqisë mund të fillojnë në korrik

Komsomolskaya Pravda” – Presidenti Putin: “Ka shumë gjëra për të diskutuar me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Ka shumë probleme në marrëdhëniet midis Rusisë dhe Ukrainës”.  

Rossiykaya Gazeta” – Gjykata Komunale e Moskës ka vendosur për likuidimin e fondeve të kontrolluara nga opozitari Aleksei Navalny, pasi i ka shpallur ato si fonde ekstremiste.

 

Shtypi arab

Al-Raya Al-Katariya (Katar) – Koordinatorja e Ndihmave Humanitare të OKB-së në Palestinë, Lynn Hastings i bën apel shoqërisë dhe institucioneve ndërkombëtare për të kontribuar më shumë në dërgimin e ndihmave për popullin e Gazës

Al-Jazeera” (Katar) – Shkallëzohen provokimet e kolonëve hebrenj në territoret e pushtuara palestineze, Uashingtoni bën thirrje për përmbajtje

Al-Jazeera” (Katar) – Në shpërthimin që kishte në shënjestër një autoblindë patrullimi në provincën Haseki të Sirisë ka vdekur një ushtar rusë dhe janë plagosur tre të tjerë

 

Shtypi shqiptar në Ballkan

ATSh” (Shqipëri) - Rama hap samitin e liderëve të BP-së: Shenjë e vullnetit për të marrë autorësinë rajonale të planit ekonomik dhe investimeve

MIA” (Maqedonia e Veriut) – Urdhri ekzekutiv i Bajdenit, porosi të mos bllokohen proceset në vend, inkurajim dhe motivim

RTK” (Kosovë) – Presidentja për dialogun: Assesi nuk pranojmë lëvizje të kufijve!



Lajme të ngjashme