Shtypi botëror 08.06.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e martë, 8 qershor 2021:

1654039
Shtypi botëror 08.06.2021

Mediat frankofone:

“Le Soir” – Zyrtarët në Bruksel, kryeqytet i Belgjikës, njoftuan se me përjashtim të rrugëve të tejmbushura me njerëz dhe tregjeve, mbajtja e një maske nuk do të jetë më e detyrueshme që nga 9 qershori

“Le Monde” – Koronavirusi në botë: Spanja rihap kufijtë e saj për turistët e vaksinuar

“France 24” – Sipas një studimi, rreth një e katërta e oficerëve të policisë “mendojnë të bëjnë vetëvrasje”

Mediat arabe:

“Ad-Dustour” – Demonstruesit në Liban bllokuan rrugët për të protestuar ndërprerjet e naftës dhe energjisë

“Al-Quds al-Arabi” – Paralajmërimet e rezistencës palestineze e shtynë ushtrinë pushtuese (izraelite) të dislokojë “Kuben e Hekurt”, kurse përgatitjet e banorëve të Jerusalemit detyruan kolonët (çifutë) të anulonin marshimin e tyre provokues

“Ad-Dustour” – Liga Arabe paralajmëroi Izraelin kundër çdo veprimi që do të përkeqësonte situatën në Jerusalem

Mediat spanjishtfolëse:

“El Pais” – Spanja funksionalizon certifikatën digjitale për të mundësuar udhëtimet në Evropë

“La Vanguardia” – Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez dhe shefi i qeverisë së Katalonjës, Pere Aragones, ranë dakord të fillojnë një fazë të re dialogu dhe marrëveshjeje

“El Comercio” – Bordi Zgjedhor Kombëtar i Perusë njoftoi se janë numëruar 93,66% e votave pas zgjedhjeve në vend dhe se aktualisht Pedro Castillo ka marrë 50,18% e Keiko Fujimori 49,82% të votave

Mediat gjermane:

“Tagesschau” – Mosha e pensionit në Gjermani mund të bëhet 68 vjeç, pasi deputetët janë të mendimit se vendi do të përballet me një krizë ekonomike nëse mosha e pensionit nuk rritet në 68 vjeç

“Frankfurter Rundschau” – Instituti “Robert Koch” raporton se ka gjithnjë e më pak raste të reja të koronavirusit (COVID-19) në Gjermani

Mediat ruse:

“TASS” – Kina ka njoftuar gatishmërinë e saj për të intensifikuar dialogun me Federatën Ruse për problemin e gadishullit Korean

“RIA Novosti” – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, bisedoi në telefon me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, të cilin e ftoi për të vizituar Uashingtonin këtë verë

“RBK” – Ambasada e Federatës Ruse në SHBA e përshkroi si provokim pjesëmarrjen amerikane në stërvitje “Arctic Challenge Exercise” në Skandinavi

Mediat ballkanase:

“ATA” – Maas: Bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të fillojnë tani

“Kosova Press” – Franca rikonfirmon gatishmërinë për të ndihmuar zhvillimin e bujqësisë dhe pylltarisë në Kosovë

“MIA” – Fillimi i negociatave të vendit me BE-në sinjal edhe për rajonin “nëse e ardhmja evropiane është e prekshme dhe reale”



Lajme të ngjashme