Shtypi botëror 01.06.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e martë, 1 qershor 2021:

1649513
Shtypi botëror 01.06.2021

Shtypi në arabisht

“Al-Raya Al-Katariye” (Katar): Katari dhe Turqia bien dakord të koordinojnë aktivitetet parlamentare ndërkombëtare dhe rajonale

“Al-Hayat” (Palestinë/Bregu Perëndimor): Dëmtimi paraprak i institucioneve arsimore në Gaza nga sulmet e fundit të Izraelit ndaj palestinezëve u përcaktua të jenë 3 milionë dollarë

“Al-Vatan” (Oman): Iran: Shënohen përparime në bisedimet bërthamore

Shtypi në spanjisht

“El Pais” (Spanjë): Vijon vaksinimi në Spanjë: Pothuajse 40 për qind e popullsisë mori dozën e parë të vaksinës kundër Kovid-19

“AS” (Spanjë): Brazili do të mirëpresë “Cup America 2021”

“Semana” (Kolumbi): Komisioni Ndëramerikan për të Drejtat e Njeriut njofton se do të vizitojë Kolumbinë më 8 qershor

Gjermani

Welt.de: Pretendim skandaloz! Me ndihmën e Danimarkës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës përgjuan Kancelaren gjermane (Angela) Merkel dhe Presidentin francez (Emmanuel) Macron

Tagesschau.de: Vaksina ndaj koronavirusit lejohet tek fëmijët për herë të parë në BE

Francë

Le Monde : (Presidenti francez Emmanuel) Macron dhe (Kancelarja gjermane Angela) Merkel deklaruan se ata janë duke pritur një deklaratë nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare e SHBA (NSA) mbi aktivitetet e spiunazhit përmes Danimarkës

Le Figaro : Peruja është tani është vendi me nivelin më të lartë të vdekjeve në botë

Le Parisien : Emmanuel dhe Brigitte Macron janë vaksinuar rishtazi kundër Kovid-19

Rusi

RIA Novosti”: Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Mariya Zakharova tha se dëbimi i diplomatëve rusë nga Republika Çeke, është shkelje e konventës së Vjenës

“TASS”: Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergej Shoigu tha se në përgjigje të rritjes së aktivitetit të NATO-s, rreth 20 njësi të reja ushtarake do të krijojnë Rrethin Ushtarak Perëndimor të Rusisë

Ballkan

ATSH (Shqipëri): Nga 14 qershori nisin fluturimet direkt nga Tirana drejt Riadit, kryeqyteti dhe qendra kryesore financiare e Arabisë Saudite

“RTK” (Kosovë): 2.201 raste aktive me Kovid-19 në Kosovë

MIA (Maqedonia e Veriut): Prej sot pa maska në ambiente të hapura, dasmat dhe festimet me respektimin e rreptë të protokolleve, Filipçe bën thirrje për kujdes



Lajme të ngjashme