Shtypi botëror 17.05.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e hënë, 17 maj 2021:

1640806
Shtypi botëror 17.05.2021

Shtypi në arabisht

“El-Raya El-Katariye” (Katar): Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Mustafa Sentop bisedoi me Presidentin e Këshillit të Katarit, Ahmet Al-Mahmut, mbi sulmet e Izraelit në Gazë

“Yeni Hayat” (Palestinë – Bregu Perëndimor): Numri i dëshmorëve në masakrën e Izraeli pushtues në rrugën Al-Vihde, u rrit në 37

“El-Vatan” (Oman): Dhjetëra njerëz u martirizuan në sulmet e Izraelit pushtues në territoret palestineze. Nga ana tjetër, rezistencat palestineze iu përgjigj Izraelit me raketa

Gjermani

“Deutsche Welle”: Komisioni i Përhershëm i Vaksinimit në Gjermani (STIKO) njoftoi se edhe vitin e ardhshëm është e nevojshme të vaksinohen kundër llojit të ri të koronavirusit (Kovid-19)

“Süddeutsche Zeitung”: Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian (BE) do të diskutojnë tensionin Palestinë-Izrael

“Spiegel.de”: Sulmuesi 32-vjeçar polak i Bayern Munchen Robert Lewandowski barazoi rekordin e Gerd Müller për më shumë gola në një sezon (1971-1972), përkatësisht me 40 gola

Francë

“Le Figaro”: Numri i vdekjeve ditore në Francë prej koronavirusit ra nën 100 për herë të parë këtë vit

“Le Monde”: 20 milion njerëz u vaksinuan në Mbretërinë e Bashkuar. Algjeria do të rihapë pjesërisht kufijtë e saj

“France 24”: Mijëra njerëz morën pjesë në demonstrata në mbështetje të Palestinës në Francë

Rusi

“Kommersant”: Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka në plan të diskutojë "Rrjedhën e Veriut-2" (që do të dërgojë gazin rus në Gjermani)me homologun e tij rus, Sergey Lavrov

“TASS”: Konsullja e Përgjithshme e SHBA-së,  Amy Storrow u largua nga Ekaterinburg, vendi i saj i detyrës në Rusi

“TASS”: Zëvendësshefi i Shtabit të Bjellorusisë, Igor Korol tha se bombarduesit e NATO-s kohët e fundit kanë bërë fluturime të shumta mbi rajonin dhe NATO mund të jetë duke planifikuar sulme ajrore kundër Bjellorusisë dhe Rusisë

Shtypi në spanjisht

“Infobae”Argjentinë:  Papa Françesku (udhëheqësi shpirtëror i botës katolike) paralajmëroi se përshkallëzimi i dhunës midis Izraelit dhe Palestinës mund të krijojë një spirale vdekjeje dhe shkatërrimi

“El Confidencial” (Spanjë): Zgjedhje në Kili: Të pavarurit dhe opozita fituan shumicën me 80 për qind

“El Clarin” (Argjentinë): Presidenti argjentinas Alberto Fernandez: "Unë dua të bëj marrëveshje me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) sa më shpejt të jetë e mundur

Ballkan

ATSh” (Shqipëri): Shqipëria në harkun e 5 viteve do të jetë aktor ambicioz në botën e turizmit

RTK” (Kosovë): Presıdentı kroat konfırmon mbështetjen në rrugën evropıane të Kosovës

MIA” (Maqedonia e Veriut): Sllovenia dhe Kroacia mbështesin eurointegrimin e Maqedonisë së Veriut



Lajme të ngjashme