Shtypi botëror 13.05.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara botërore për sot, e enjte, 13 maj 2021.

1638903
Shtypi botëror 13.05.2021

“Al-Raya Al-Qatariya” (Katar): Presidenti palestinez Mahmut Abbas: Jerusalemi është vija e kuqe...Për paqen dhe stabilitetin, Jerusalemi duhet të çlirohet nga pushtimi

“VATAN” (Oman): Izraeli martirizoi tre persona në Bregun Perëndimor, numri i dëshmorëve në sulmet e Gazës u rrit në 72

“Le Matin” (Zvicër): Organizatorët e ekspeditës së Nepalit njoftuan se dy alpinistë të huaj, një amerikan dhe një zviceran, kanë humbur jetën në Everest

“Le Monde” (Francë): Një koncert testues do të mbahet në Accor Arena në Paris, kryeqytetin e Francës, më 29 maj

“France 24” (Francë): Gjysmëfinalja e Kupës Franceze në futboll: Skuadra kryeqytetase Paris Saint Germain, e cila u eliminua nga Liga e Kampioneve dhe pësoi një dëmtim të madh në garën e kampionatit në Ligën Franceze (Ligue 1), shëroi plagët e saj me futbollistin Mbappe. Pas një lufte të ashpër dhe gjuajtjesh penalltish, skuadra arriti të shënojë emrin në finale.

“El Pais” (Spanjë): Vdekjet javore nga Covid-19 në Spanjë janë ulur me 90 për qind që nga fillimi i vaksinimit

“La Nación” (Argjentinë): Qeveria argjentinase kritikon "përdorimin e forcës joproporcionale" të Izraelit

“Telesur” (Venezuelë): Protestat në Kolumbi po përhapen në të gjithë vendin në ditën e 15 të tyre

“Zeit Online” (Gjermani): Hetimi i Kryeministrit austriak Sebastian Kurz

“Tagesschau.de” (Gjermani): Marrëveshja e re e udhëtimit: Në muajt e verës, pushimet në Evropë do të jenë më të lehta

“RIA Novosti” (Rusi): Sekretarja për Shtyp e Presidencës së Republikës së Tatarstanit, Liliya Galimova, deklaroi se shëndeti i fëmijëve të plagosur në sulmin në shkollë më 11 maj është i qëndrueshëm, 5 fëmijë u dërguan në Moskë (kryeqyteti i Rusisë) për mjekim.

“Gazeta.ru” (Rusi): Bloomberg: Një dokument po qarkullon midis anëtarëve të BE-së që Rusia po përpiqet të "integrojë" (në territorin e saj) pjesë të Ukrainës përmes zgjedhjeve të paligjshme dhe lëshimit të pasaportave ruse për banorët e rajonit.

“Izvestiya” (Rusi): Në Rusi po diskutohet për një projektligj mbi shtrëngimin e kontrollit të trajtimit të armëve. Sipas ligjit që pritet të miratohet, do të bëhet gjurmimi digjital i armëve dhe plumbave.

“ATSH” (Shqipëri): Festa e Fitër Bajramit, besimtarët myslimanë falen në Sheshin “Skënderbej”

“RTK” (Kosovë): Osmani uron besimtarët myslimanë: Esenca e kësaj feste është solidariteti

“MIA” (Maqedonia e Veriut): Besimtarët myslimanë në Maqedoninë e Veriut festojnë Fitër Bajramin



Lajme të ngjashme