Shtypi botëror 04.05.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e martë, 4 maj 2021:

1633809
Shtypi botëror 04.05.2021

Mediat arabe:

“Ad-Dustour” – Motoskafët e Forcave Detare të Izraelit sulmuan duke hapur zjarr ndaj peshkatoreve palestineze në ujërat e Gazës

“Al-Quds al-Arabi” – Parandalohet infiltrimi në shtabin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës në Virgjinia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

“Al-Raya” – Sulm me raketë ndaj një baze të trupave amerikane në Irak

Mediat franceze:

“Le Monde” – Pas kritikave të shumta, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e rriti më në fund në 62 mijë e 500 kuotën e refugjatëve që do të pranohen në vend këtë vit

“Le Figaro” – Sërish në rend të ditës mundësia e rrjedhjes nga laboratori të COVID-19

Mediat spanjishtfolëse:

“El Pais” – Spanja arrin objektivin e parë të vaksinimit antiCOVID: 5 milionë njerëz morën të dyja dozat

“El Mundo” – Masat antiCOVID për zgjedhjet lokale në rajonin e Madridit: 7 mijë e 700 agjentë, 5 milionë maska dhe 45 mijë monitorë mbrojtës

“TeleSur” – Shtetet e Bashkuara të Amerikës ribashkojnë familjet emigrante të ndara (gjatë periudhës së ish-presidentit Donald Trump)

Mediat gjermane:

“Die Welt” – Festivali i Tetorit (Oktoberfest), një prej evenimenteve me famë botërore në qytetin Mynih të Gjermanisë, nuk do të organizohet as këtë vit për shkak të COVID-19

“Süddeutsche Zeitung” – Qeveria gjermane planifikon disa përjashtime për qytetarët e vaksinuar kundër COVID-19

“Deutsche Welle” – Udhëtimet në Gjermani: Do të vlerësohen vaksinat që nuk janë miratuar në Bashkimin Evropian

Mediat ruse:

“Russia Today” – Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova: Qeveria e vlerëson ende si një supozim mundësinë e përjashtimit të vendit nga SWIFT-i (sistemi që siguron standardin e transferimit elektronik të fondeve midis bankave), megjithatë po punohet për reduktimin e rreziqeve dhe dëmeve të mundshme

“TASS” – Prokuroria e Përgjithshme e Armenisë ngriti një proces gjyqësor për nënshtetësinë e dyfishtë të presidentit të vendit, pasi kreu i shtetit, Armen Sargsyan, ka fshehur nga publiku shtetësinë e tij britanike

“RBK” – Ministrat e Punëve të Jashtme të G7-s do të diskutojnë marrëdhëniet me Rusinë në takimin e Londrës

Mediat ballkanase:

“ATA” – “Defender Europe '21”, nis në Durrës stërvitja ushtarake më e madhe në Ballkanin Perëndimor

“Kosova Press” – Kurti pranon urime/ Rutte: Holanda mbështet Kosovën në përpjekjet për luftim të korrupsionit dhe sundim të ligjit

“MIA” – Komisioni Evropian dhe Berlini me mesazh të qartë: Fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë sa më shpejt të jetë e mundur



Lajme të ngjashme