Shtypi botëror 03.05.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e hënë, 3 maj 2021:

1632869
Shtypi botëror 03.05.2021

 

Shtypi gjerman

Spiegel.de” (Gjermani) – Në Brazil do të ngrihet një komision për të hetuar përgjegjësinë e Presidentit Joair Bolsonaro në vdekjen e rreth 400.000 brazilianëve nga koronavirusi i ri (Covid-19).

Deutsche Welle” (Gjermani) – BE-ja apel vendeve anëtare të ekzaminojnë ujërat e zeza: Bashkimi Evropian (BE) u bëri thirrje vendeve anëtare të kontrollojnë (analizojnë) sistemet e trajtimit të ujërave të ndotura për të siguruar informacion të hershëm në lidhje me koronavirusin Covid-19.  

 

Shtypi spanjoll

El Tiempo” (Kolumbi) – Pas tërheqjes së reformës tatimore nga Kryetari i Shtetit të Kolumbisë, Ivan Duque do të zhvillohet një projekt i ri në marrëveshje me sektorë të ndryshëm  

El Mundo” (Spanjë) – Shpresa në Partinë Popullore (PP) në prag të zgjedhjeve të 4 majit për Parlamentin Vendor të Madridit: “Isabel Diaz Ayuso do të dërrmojë”

El Universal” (Meksikë) – Zbulohet rasti i parë në Meksikë i variantit indian të Covid-19; është në San Luis Potosí.  

 

Shtypi francez

Le Monde” (Francë) – 1 Maji: Filloi hetimi për dhunën ndaj kortezhit të Konfederatës së Përgjithshme të Punës (CGT) në Paris. 

Le Figaro” (Francë) – Covid-19: Fundi i kufirit prej 10 km dhe fillimi i hapjes në Francë. Leja për të ecur gjatë pandemisë në Francë ka qenë deri në 10 km larg shtëpisë. Rihapja fillon gradualisht këtë 3 maj.

La Parisien” (Francë) – Hekurudhat Franceze (SNCF): "Për këtë verë hidhen në shitje 5 milionë bileta me 39 euro maksimumi"

 

Shtypi rus

Russia Today” – Rusia dhe Kina mund të shkojnë drejt partneritetit për shkak të deklaratave të Presidentit të SHBA-së, Joe Biden për Rusinë dhe kjo do të ishte një katastrofë për ShBA-në, ka njoftuar gazeta “The National Interest”.

Lenta.ru” – Kirgizia dhe Taxhikistani tërheqin trupat e tyre nga kufiri. 34 njerëz u martirizuan në anën e Kirgizisë në përleshjet që filluan më 29 prill.

Regnum” – Presidenti i Republikës Popullore të vetëshpallur në Donetsk të Ukrainën lindore, Denis Pushilin, thotë se është i gatshëm për t'u takuar me Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

 

Shtypi arab

Al-Raya Al-Katariya (Katar) – Në 2022 Anglia do të mirëpresë samitin e përballjes me sëmundjet epidemike

Al-Mustakbal” (Liban) – Stuhia diellore po vjen me shpejtësi drejt Tokës, mund të ndikojë satelitët

Al-Vatan” (Oman) – Irani mendon se ShBA-ja do të heqë embargon ndaj naftës dhe sistemit bankar

 

Shtypi shqiptar në Ballkan

ATSh” (Shqipëri) - Kantieri i shëndetësisë/ Vazhdon puna pa u ndalur për rindërtimin e spitaleve moderne nga veriu në jug

MIA” (Maqedonia e Veriut) – Presioni ndaj spitaleve po zvogëlohet, me imunizimin masiv gjatë verës pritet ndryshim tërësisht i situatës

RTK” (Kosovë) – Kosova pa asnjë gazetë të shtypur: Në Kosovë janë zhdukur gazetat e shtypura, duke bërë Kosovën vendin e vetëm në rajon dhe Evropë pa ndonjë gazetë të tillë, revistë javore apo mujore.



Lajme të ngjashme