Shtypi botëror 28.04.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara botërore për sot, e mërkurë, 28 prill 2021.

1630021
Shtypi botëror 28.04.2021

“Al-Quds Al-Arabi” (Angli): Princi i Kurorës i Arabisë Saudite Mohammed bin Salman tha se vendi i tij dëshiron marrëdhënie "të shquara" me Iranin

“Al-Quds Al-Arabi” (Angli): Irani ka bërë thirrje për heqjen e të gjitha sanksioneve të vendosura nga ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Donald Trump

“Al-Jazeera” (Katar): Palestinezët mirëpresin, Izraeli dënon… Human Rights Watch akuzon Izraelin për racizëm dhe mizori. Drejtori Ekzekutiv i Human Rights Watch Kenneth Roth tha se akuza e organizatës kundër Izraelit mbështetet nga prova, duke theksuar se palestinezët kanë vuajtur nga racizmi izraelit për 40 vjet.

“Deutsche Welle” (Gjermani): Në Gjermani, këshilli i qytetit nuk miratoi ndërtimin e xhamisë që do të ndërtohej në Heilbronn nga Bashkësia Islame Turke për Çështje Fetare në Gjermani (DITIB). Bashkësia islame kritikoi mosmiratimin e ndërtimit, të cilin ata e planifikuan me administratën e qytetit për 7 vjet.

“Frankfurter Rundschau” (Gjermani): Presidenti rus Vladimir Putin dëshiron një kanal televiziv në Gjermani. Cili është qëllimi i Putinit?

“Bild.de” (Gjermani): Skandali i maskave në Gjermani po rritet. Sipas listës së Ministrisë së Shëndetësisë, 40 deputetë akuzohen për korrupsion në procesin e prokurimit të maskave.

“El Pais” (Spanjë): Dy gazetarë spanjollë vriten në Burkina-Faso

“El Mundo” (Spanjë): Isabel Díaz Ayuso, Presidente e Qeverisë Autonome të Madridit, konsolidoi shumicën e votave që do të fitojë duke forcuar votën e qendrës së djathtë përpara zgjedhjeve parlamentare lokale që do të mbahen më 4 maj.

“TeleSur” (Venezuelë): Zëvendëspresidenti i Venezuelës Delcy Rodríguez njoftoi vdekjen e ministrit të Arsimit Aristóbulo Istúriz

“Le Monde” (Francë): Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), mutacioni indian i Covid-19 është parë në të paktën 17 vende

“Le Figaro” (Francë): Artikulli i botuar nga ushtarë në pension kundër ndarjes së Francës ngjalli debate politike në vend

“Le Matin” (Zvicër): Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), një person me origjinë afrikane u qëllua në qafë nga policia

“RIA Novosti” (Rusi): Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken publikoi kushtet për dialog me Rusinë: "Nëse Moska nuk ndërmerr hapa për të rritur tensionet".

“Kommersant” (Rusi): Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov: "Lufta në Ukrainë dhe Donbass mund dhe duhet të shmanget".

“Lenta.ru” (Rusi): Rusia gjobiti Apple me 12 miliardë dollarë për shkelje të ligjit anti-monopol

“ATSH” (Shqipëri): “Vaksinimi nuk ndalet”/ Nis rivaksinimi masiv i gjysheve dhe gjyshërve

“RTK” (Kosovë): Kryeministri Albin Kurti fillon vizitën në Bruksel, takon homologun belg

“MIA” (Maqedonia e Veriut): Dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19 e kanë marrë 88 deputetë



Lajme të ngjashme