Shtypi botëror 22.04.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara botërore për sot, e enjtë, 22 prill 2021.

1626512
Shtypi botëror 22.04.2021

“zdf.de” (Gjermani): Rregullorja ligjore që përcakton zbatimin e të njëjtave masa kundër llojit të ri të koronavirusit në të gjithë Gjermaninë është miratuar nga Parlamenti.

“Welt.de” (Gjermani): Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi Perëndimin të mos kalojë vijat e kuqe të vendit të tij

“spiegel.de” (Gjermani): Bashkimi Evropian (BE) ka arritur një marrëveshje për të ulur emetimet e gazeve serë me 55 për qind deri në vitin 2030 krahasuar me nivelet e vitit 1990

“Al-Raya Al-Qatarya” (Katar): Turqia dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara kanë njoftuar shtyrjen e konferencës së Stambollit për Afganistanin

“Al-Jazeera” (Katar): Opozita refuzoi këshillin ushtarak në Çad të vendosur pas vrasjes së Presidentit Idris Deby. Fuqitë ndërkombëtare bënë thirrje për një tranzicion paqësor.

“Al-Quds Al-Arabi” (Angli): Anëtarësimi i Sirisë në Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike është pezulluar për shkak të "krimeve kimike të regjimit"

“El País” (Spanjë): Kandidatët që u takuan drejtpërdrejt para zgjedhjeve parlamentare lokale që do të mbaheshin në Madrid më 4 maj, përdorën numrat e vdekjes nga Covid-19 kundër njëri-tjetrit

“El Universal” (Meksikë): Autoritetet paralajmëruan se ekzistojnë të paktën 3 variante Covid-19 në shtetin Hidalgo

“Milenio.com” (Meksikë): Zëvendëspresidentja e SHBA Kamala Harris do të vizitojë Meksikën në qershor

“Le Monde” (Francë): Presidenti francez Emmanuel Macron dëshiron të eliminojë mosbesimin ndaj vaksinës “AstraZeneca”

“France 24” (Francë): Emmanuel Macron do të marrë pjesë në varrimin e Presidentit të Çadit Idriss Deby

“Le Figaro” (Francë): India theu rekordin botëror me numrin e rasteve, afërsisht 315 mijë raste të reja u regjistruan në 24 orë

“RIA Novosti” (Rusi): Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, në fjalën e tij në Asamblenë Federale, paralajmëroi ata që po përgatiten për provokim kundër Rusisë për pasojat negative të këtyre politikave.

“Izvestiya” (Rusi): Ministri i Jashtëm Çek Jakub Kulhanek kërkoi që të gjithë diplomatët çekë të dëbuar të ripranohen në Rusi

“TASS” (Rusi): Rusia dëbon 10 personel të Ambasadës Amerikane. Ambasadori amerikan në Rusi u largua nga rezidenca e tij në Moskë.

“ATSH” (Shqipëri): Përurohet Spitali Rajonal Memorial në Fier, një financim prej 70 milionë euro, i cili u realizua me mbështetjen qeverisë turke

“RTK” (Kosovë): Shefi i diplomacisë gjermane sot viziton Kosovën

“MIA” (Maqedonia e Veriut): Pas regjistrimit të 18.469 rasteve të reja aktive me Covid-19, ministri i Shëndetësisë bën apel për kujdes të jashtëzakonshëm



Lajme të ngjashme