Shtypi botëror 20.04.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e martë, 20 prill 2021:

1624689
Shtypi botëror 20.04.2021

Gjermani

“Tagesschau.de”: Sanksione shtesë të BE-së ndaj puçistëve në Mianmar

“Frankfurter Allgemeine Zeitung”: Vili Paun (22-vjeçarit me origjinë Rumune), i cili u vra në sulmin racist në Hanau të Gjermani, iu dha "Medalja e Guximit Civil" në mungesë për guximin e tij gjatë natës së sulmit

“WDR”: Kandidatja për kryeministër e Partisë së Gjelbër gjermane është Annalena Baerbock, bashkë-kryetare e partisë

Shtypi në arabisht

“Al Doustour”: Marrëdhëniet me Izraelin (në lidhje me marrëveshjen bërthamore të Iranit) nuk ndikojnë në negociatat e Vjenës; Marrëveshja e SHBA me Iranin është afër

“Al Qudus Al Arabi”: Emiri i Katarit përsëriti mbështetjen e tij për Libanin dhe u bëri thirrje partive politike që të përshpejtojnë formimin e qeverisë

“Al Jazeera”: Sudani anuloi zyrtarisht ligjin e bojkotit për Izraelin

Francë

“Le Monde”: Një nga arsyet që ndjenjat anti-franceze janë në rritje në Pakistan është qëndrimi i Francës ndaj karikaturave ( që kanë në shënjestër Islamin dhe Profetin Muhamed)

“Le Figaro”: Emetimet e karbonit që lidhen me energjinë, pritet të rriten ndjeshëm në vitin 2021

“France 24”: Gjenocidi i Ruandës: Një raport i përgatitur nga Kigali (kryeqyteti i Ruandës) bën të ditur se Franca ka "përgjegjësi të madhe" për gjenocidin

Shtypi në spanjisht

“Infobae” (Argjentinë): Sipas një studimi të kryer në Rusi, vaksina Sputnik V ka një normë efektive prej 97.6 për qind

“Telesur (Venezuelë): ): Venezuela nënshkruan një marrëveshje për mbështetjen e ushqimit me Kombet e Bashkuara

“Prensa Latina” (Kubë): Mësuesit bëjnë grevë në Buenos Aires (kryeqyteti i Argjentinës) kundër arsimit ballë për ballë (për shkak të epidemisë së koronavirusit)

Rusia

“RIA Novosti”: Ambasadori amerikan John Sullivan, i cili u këshillua nga Ministria ruse e Punëve të Jashtme që të kthehej në Uashington pas vendimit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sanksione ndaj Rusisë, refuzoi të largohej nga Moska

“TASS”: Jan Hamacek, zëvendëskryeministri i Parë i Republikës së Çekisë, njëkohësisht Ministri i Punëve të Brendshme dhe Zëvendës Ministri i Punëve të Jashtme, tha se ata do të mirëpresin dëbimin e oficerëve të inteligjencës ruse nga aleatët e tyre në BE dhe NATO

“Lenta.ru”: Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës kërkoi lirimin e opozitarit rus Aleksey Navalniy dhe sigurimin e ndihmës mjekësore për të

Ballkan

“ATSH” (Shqipëri): Spitali rajonal Memorial i Fierit pothuajse gati/ Do të jetë shembull i sistemit shëndetësor

“RTK” (Kosovë): 2.086 të vdekur nga Covid-19 në Kosovë

“MIA” (Maqedonia e Veriut): Komisioni për sëmundjet infektive rekomandoi vazhdimin e masave kufizuese deri më 27 prill.



Lajme të ngjashme