Shtypi botëror 14.04.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara botërore për sot, e mërkurë, 14 prill 2021.

1621230
Shtypi botëror 14.04.2021

“Le Monde” (Francë): Me mbylljen e parë në Francë (për shkak të epidemisë së koronavirusit), u parandaluan 2.300 vdekje për shkak të ndotjes së ajrit

“Al-Quds Al-Arabi” (Angli): Kancelarja gjermane (Angela) Merkel tha se Ramazani është muaji i paqes, ndërsa Peshkopët e Berlinit theksuan rëndësinë që i kushtohet agjërimit dhe mëshirës në Kuran.

“Al-Quds Al-Arabi” (Angli): (Presidenti i SHBA Joe) Biden deklaroi se ai do të tërheqë pa kushte të gjitha forcat e SHBA nga Afganistani deri më 11 shtator.

“Al-Jazeera” (Katar): Presidenti iranian (Hasan) Rouhani tha në një bisedë telefonike me Emirin e Katarit (Sheik Tamim bin Hamed Al-Thani), se "Zgjidhja e krizave në rajon do të bëhet përmes dialogut konstruktiv."

“Al-Dustour” (Jordani): Njofton për epideminë e gripit të shpendëve H5N6 në Kinë

“Die Zeit” (Gjermani): Kriza në Ukrainë - Presidenti i SHBA-së Joe Biden i ofron Presidentit Rus Vladimir Putin mbajtjen e një samiti në një vend të tretë

“Die Welt” (Gjermani): Akti për Mbrojtjen nga Infeksionet-Qeveria Federale miraton frenimin e detyrueshëm të urgjencës për të gjithë Gjermaninë

“El País” (Spanjë): Pas rekomandimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ndaluar përdorimin e vaksinës së kompanisë “Johnson & Johnson”, kompania “Janssen” në Belgjikë, (e cila prodhon këtë vaksinë), shtyu shpërndarjen e vaksinës në Evropë.

“La Jornada” (Meksikë): Presidenti meksikan López Obrador: "Unë nuk kam besim te Autoriteti Kombëtar Zgjedhor"

“El Comercio” (Peru): Zgjedhjet në Peru: Kreu i partisë "Peru Free" Pedro Castillo fitoi në zgjedhje

“Gazeta.ru” (Rusi): Presidenti i SHBA-së Joe Biden i ofroi Presidentit Rus Vladimir Putin normalizimin e çështjeve të stabilitetit strategjik

“Kommersant” (Rusi): Ministria e Jashtme ruse: "Nëse largohemi nga SWIFT, ne do të përdorim alternativa të tjera"

“Lenta.ru” (Rusi): Presidenti i Çeçenisë Ramazan Kadyrov kritikoi kërkesën e disidentit të burgosur rus Alexey Navalniy për të lexuar Kuran. Sipas Kadyrov, Navalniy, i njohur si një kundërshtar i islamit, do të përdorë Kuranin për qëllime politike.

“ATSH” (Shqipëri): Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 1983 testime, ndërsa janë shënuar 546 të shëruar, 125 raste të reja dhe 4 humbje jete nga Covid-19 në vend

“RTK” (Kosovë): Sot vaksinohen të moshuarit në shtëpitë e kujdesit

“MIA” (Maqedonia e Veriut): Me tërheqjen e amendamenteve të paraqitura nga koalicioni i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativa zhbllokohet edhe pakoja e pestë e masave ekonomike



Lajme të ngjashme