Shtypi botëror 08.04.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e enjte, 8 prill 2021:

1617285
Shtypi botëror 08.04.2021

Mediat gjermane:

“Bild” – I riu 18-vjeçar gjerman, Kevin David Lehmann, u rendin në mesin e njerëzve më të kamur në botë me një pasuri prej 3,5 miliardë dollarësh

“Spiegel” – Shkencëtarët zhvilluan një bazë të dhënash për të parandaluar pandemitë në të ardhmen

Mediat spanjishtfolëse:

“El Pais” – Ministria e Shëndetësisë së Spanjës dhe rajonet autonome ranë dakord për anulimin e vaksinimit të personave nën 60 vjeç me “AstraZeneca”

“La Vanguardia” – Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, fillon turneun e vizitave në Angolë dhe Senegal në kuadër të planit të ri të veprimit për Afrikën

“Infobae” – Masat e reja të qeverisë argjentinase kundër llojit të ri të koronavirusit: Anulim i aktiviteteve sociale, mbyllje e bareve/restoranteve dhe kufizim i lëvizjes së qytetarëve (lockdown)

Mediat arabe:

“Al-Quds al-Arabi” – Shtetet e Bashkuara të Amerikës akorduan 235 milionë dollarë në kuadër të vendimit për të vazhduar ndihmën për palestinezët

“Al Jazeera” – Departamenti amerikan i Shtetit: Jemi të gatshëm për të hequr sanksionet kundër Iranit, por negociatat bërthamore (në Vjenë) do të jenë të vështira

“Al-Dustour” – Koronavirusi në shkallë botërore: Mbi 3,5 milionë të vdekur dhe pandemia po rëndohet në Evropë e Brazil

Mediat frankofone:

“Le Soir” – Belgjika vendosi: Vaksina “AstraZeneca” do të përdoret tek personat mbi 55 vjeç

“France 24” – Franca filloi zyrtarisht prodhimin e vaksinës “Pfizer/BioNTech”

“France 24” – Organizata Ndërkombëtare e Amnistisë (AI) dënoi gati monopolizimin e vaksinave (antiCOVID) nga shtetet e pasura

Mediat ruse:

“Kommersant” – Rriten me 81,5% falimentimet individuale gjatë tremujorit të parë 2021 në Rusi

“Gazeta” – Partia për Rusinë e Drejtë (SRPZP) i paraqiti Dumës Shtetërore (dhoma e ulët e parlamentit) një projektligj për uljen e moshës për të dalë në pension

“RIA Novosti” – Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, Nikolai Patrushev, akuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për zhvillimin e armëve biologjike në biolaboratorët pranë kufijve të Rusisë

Mediat ballkanase:

“ATA” – Komiteti i Mbrojtjes Civile autorizon ministren Balluku për zëvendësimin e kontrollorëve në aeroportin “Nënë Tereza”

“Kosova Press” – Fillon vaksinimi i personave mbi moshën 85 vjeç

“MIA” – EUROMETER: Shumica e qytetarëve në referendum do të votonin “për” hyrje të Maqedonisë së Veriut në BE



Lajme të ngjashme