Shtypi botëror 07.04.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e mërkurë, 7 prill 2021:

1616451
Shtypi botëror 07.04.2021

 

Shtypi gjerman

Zeit.de” (Gjermani) – Qyteti i Kassel përkujton në 15-vjetorin e vdekjes Halil Yozgat, viktimë e NSU (National Socialist Underground)

Frankfurter Allgemeine Zeitung” (Gjermani) – Sipas Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA), ekziston një lidhje midis vaksinës AstraZeneca të koronavirusit dhe rasteve të mpiksjes së gjakut

Salzburger Nachrichten” (Austri) – Irani dhe ShBA-ja fillojnë në Vjenë negociatat për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore (2015)

 

Shtypi spanjoll

El Pais” (Spanjë) – Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) beson se papunësia në Spanjë nuk do të kthehet në nivelet para-pandemike më shpejt se 2027

Infobae” (Argjentinë) – Universiteti i Oksfordit ndaloi provën e vaksinës AstraZeneca tek të miturit ndërsa Britania e Madhe po heton lidhjet e mundshme me trombozën

Telesur” (Venezuelë) – Rreth 190 shtete tashmë kanë filluar vaksinimin kundër Covid-19

 

Shtypi francez

Le Monde” (Francë) – Covid-19: Kthimi në jetën e mëparshme, një qëllim ambicioz pavarësisht vaksinimit

Le Figaro” (Francë) – (Kryebashkiakja e Parisit) Anne Hidalgo akuzohet për mosveprim ndaj ndotjes në Paris  

France 24” (Francë) – Drejtuesit e Bashkimit Evropian (BE) në vizitë në Turqi për të ulur tensionet

 

Shtypi rus

Gazetem.ru” – Peskov: Ukraina copëtohet nëse hyn në NATO: Duke komentuar deklaratat e Presidentit ukrainas (Volodymyr) Zelensky rreth anëtarësimit të vendit të tij në NATO, zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov argumentoi se integrimi i mundshëm i Ukrainës në NATO vetëm do ta dëmtonte atë (Ukrainën).

Izvestiya” – I intervistuar nga gazeta franceze “Liberation”, ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmitri Kuleba, deklaroi se ata nuk duan të fillojnë një luftë në Donbas, por se ata do të hapin zjarr në rast rreziku të sulmit ndaj ushtarëve të tyre.

TASS” – Kompania Zoom kufizoi përdorimin e softuerit të saj nga ndërmarrjet shtetërore ruse

 

Shtypi arab

Al-Jazeera (Katar) - The New York Times: Izraeli informon Uashingtonin se forcat e tij goditën një anije iraniane në Detin e Kuq

Al-Doustur” (Jordani) – Ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehën gatishmërinë e tyre për të hequr pjesërisht sanksionet, Teherani bën thirrje për heqjen plotësisht të tyre

 

Shtypi shqiptar në Ballkan

ATSh” (Shqipëri) - Treguesi i besimit të biznesit në sektorin e industrisë, rritje me 9,5%

MIA” (Maqedonia e Veriut) – Pritje për një hap përpara në eurointegrimet në samitin qershor-korrik dhe fillim sa më të shpejtë të negociatave

RTK” (Kosovë) – Mbi 14 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë



Lajme të ngjashme