Shtypi botëror 06.04.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e martë, 6 prill 2021:

1615795
Shtypi botëror 06.04.2021

Shtypi në arabisht

“Al-Doustur” (Jordani): Kolonët hebrenjtë mbajtën ritualin e Talmudit në Mesxhid al-Aksa, në të cilën hynë nën mbrojtjen e rreptë të policisë izraelite

“Al-Quds Al-Arabi” (Angli): Tunizia i bën thirrje Evropës që të shqyrtojë emigracionin e parregullt në mënyrë më gjithëpërfshirëse

“Al-Raye Al-Qatariyye” (Katar): Katari dhe Ukraina forcuan bashkëpunimin me 2 marrëveshje dhe 7 memorandume mirëkuptimi

Gjermani

“Bild.de”: Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një ligj që do ta mbajë atë në pushtet deri në 2036

“Deutsche Welle”: Gjibraltari tani është pa maskë. Gjibraltari, i cili vaksinoi të gjithë popullsinë kundër Covid-19, siguroi kështu imunitet shoqëror

“ard.de”: Kryeministri britanik Boris Johnson deklaroi se britanikët duhet të kishin pak më shumë durim për udhëtimet e tyre jashtë shtetit për shkak të Covid-19

Shtypi në spanisht

“La Vanguardia” (Spanjë): Në Spanjë, vaksinimi masiv që vazhdon kundër Covid-19 nuk po e pengon ende mbërritjen e valës së katërt të epidemisë

“El Pais” (Spanjë): Covid-19: 10 përqind e të infektuarve vazhdojnë të shfaqin simptoma edhe muajsh pasi kanë kaluar sëmundjen

“Infobae” (Argjntinë): Në ditët e para të prillit, vendi i Amerikës së Jugut, Uruguai u bë vendi që aplikoi më shumë vaksinën ndaj Covid-19 për person në të gjithë botën

Francë

“Le Parisien”: Ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Maire njoftoi një paketë të re ndihme prej 4 miliardë eurosh për Air France

“Le Figaro”: Covid-19: Muzetë dhe tarracat po rihapen në Portugal, kurse në Londër kryeqyteti i Anglisë është planifikuar të rihapen dyqanet

“France 24”: Covid-19: Franca do të fillojë prodhimin e vaksinave në territorin e saj

Rusi

“Gazeta.ru”: Departamenti amerikan i Shtetit i kërkoi Rusisë të shpjegojë aktivitetet e saj ushtarak në kufirin me Ukrainën

“RIA”: Presidenti ukrainas Vladimir Zelensky do të takohet me Presidentin Recep Tayyip Erdogan dhe do t'i kërkojë atij të sigurojë një dërgesë tjetër dronësh Bayraktar TB2 në Ukrainë ndërsa situata në Donbass po përkeqësohet

“RBK”: Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi ndryshimin e ligjit që e lejon atë të kandidojë përsëri për president

Ballkan

“ATSH” (Shqipëri): Më shumë se 200 mijë vaksinime antikovid janë kryer deri sot nga nisja e fushatës së vaksinimit antikovid në Shqipëri

“RTK” (Kosovë): Vjosa Osmani e ka pranuar edhe zyrtarisht, në një ceremoni në sheshin “Ibrahim Rugova” në kryeqytet, detyrën e re të presidentes së Kosovës

“MIA” (Maqedonia e Veriut): Filipçe: Me sjelljen dhe përgjegjësinë personale kontribuojmë për përfundimin e valës së tretë të koronavirusit, më e fuqishme deri më tani



Lajme të ngjashme