Shtypi botëror 05.04.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara botërore për sot, e hënë, 5 mars 2021.

1614979
Shtypi botëror 05.04.2021

“Deutsche Welle” (Gjermani): Bisedimet e Presidenti Recep Tayyip Erdogan me liderët e Bashkimit Evropian (BE), (në Turqi më 6 prill) shihen si hapi i parë drejt një epoke të re në marrëdhëniet mes dy palëve

“NDR.de” (Gjermani): Propozimi i ministrit gjerman të Shëndetësisë Jens Spahn që të vaksinuarve mund t'u jepet një lloj lirie, ka shkaktuar polemikë në vend

“Tagesschau.de” (Gjermani): Mesazhi i Pashkëve nga Papa Françesku: "Armatimi dhe konfliktet gjatë periudhës së pandemisë janë skandale"

“Al-Raya Al-Qatariya” (Katar): Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar dënoi veprimet provokuese të Greqisë

“Vatan” (Oman): Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) kërkoi një hetim të pretendimeve se lloji i ri i koronavirusit (Covid-19) rrjedh nga një laborator kinez

“Al-Mustaqbal” (Liban): Kryeministri irakian Mustafa Al-Kazimi pas Arabisë Saudite zhvilloi një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe kjo ishte vizita e dytë në një vend arab brenda një jave

“Le Monde” (Francë): Në Paris filloi hetimi pas zbulimit të argëtimit të paligjshëm që përfshinte zyrtarë të lartë

“France 24” (Francë): 557 njerëz humbën jetën që nga fillimi i grusht shtetit në Mianmar (1 shkurt)

“Le Figaro” (Francë): Filluan testimet e një ilaçi të ri premtues antiviral kundër Covid-19

“El Pais” (Spanjë): Papërshtatshmëria e vaksinave dhe vaksinimi i ngadaltë kanë nxitur argumentin se vetëm prodhuesve të caktuar u jepen patenta, ekspertët thonë se 12 deri në 60 milionë doza të vaksinave mund të prodhohen në ditë nëse patentohen

“El Mundo” (Spanjë): Një e treta (63,5 për qind) e spanjollëve besojnë se edhe ky sezon veror do të humbasë për shkak të vaksinimit të ngadaltë

“El Nacional” (Venezuelë): Qeveria venezuelase forcoi kontrollet e saj kufitare pasi epidemia filloi të rritet përsëri

“Lenta.ru” (Rusi): Revista amerikane “Foreign Policy” paralajmëroi që administrata e Presidentit të SHBA-së Joe Biden duhet të shmangë marrëveshjet e dyshimta ndërkombëtare për hapësirë në mënyrë që të mos bie në grackën e Rusisë dhe Kinës.

“RIA Novosti” (Rusi): Drejtori i Qendrës së Kërkimit të Epidemiologjisë dhe Mikrobiologjisë Gamaleya të Ministrisë ruse të Shëndetësisë thotë se "BE nuk lejon që vaksina ruse ‘Sputnik V’ të hyjë në tregun e saj për shkak të konkurrencës”

“Kommersant” (Rusi): Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Josep Borrell shprehu shqetësim në lidhje me aktivitetet ushtarake të Rusisë pas takimit me ministrin e Jashtëm ukrainas Dmitry Kuleba

“ATSH” (Shqipëri): Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, uroi Vjosa Osmani për zgjedhjen e saj si Presidente e Republikës së Kosovës

“RTK” (Kosovë): Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen në krye të presidencës së Kosovës

“MIA” (Maqedonia e Veriut): Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka uruar zgjedhjen e Vjosa Osmani për Presidente të re të Kosovës



Lajme të ngjashme