Shtypi botëror 30.03.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e martë, 30 mars 2021:

1611227
Shtypi botëror 30.03.2021

Shtypi gjerman

Deutsche Welle” (Gjermani) – Pas sinjaleve të zbutjes midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian (BE), Kryetarja e Komisionit Evropian von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian Michel do të takohen me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan javën e ardhshme në Ankara

Nachrichten.at” (Austri) – Sipas të dhënave të OBSH-së, dy të tretat e dozave aktuale të vaksinave ndodhen në 10 vende  

Tagesschau.de” (Gjermani) – Me qëllim ringjalljen e ekonomisë shitësit me pakicë në Gjermani kërkojnë nga qeveria një bonus 500 euro për të gjithë qytetarët

 

Shtypi spanjoll

El Pais” (Spanjë) – Sigurimet shoqërore të Spanjës regjistruan në vitin 2020 deficitin maksimal në histori

El Mundo” (Spanjë) – Një studim tregon se pas vaksinimit të punonjësve të kujdesit shëndetësor në Spanjë, numri i vdekjeve dhe infeksioneve në këtë grup ka rënë në mënyrë drastike

El Nacional” (Venezuelë) – Kuba do të testojë vaksinën e saj Covid-19 mbi 124 mijë punonjës të kujdesit shëndetësor

 

Shtypi francez

Le Monde” (Francë) – Ligji i Sigurisë së Përgjithshme : Deputetët dhe senatorët [në Francë] arritën një marrëveshje për miratimin e shpejtë të ligjit

Le Figaro” (Francë) – Mianmar: Parisi ka kritikuar dhunën vdekjeprurëse dhe të verbër të regjimit

Le Parisien” (Francë) – Migrantët në Calais: Gjykata franceze hedh poshtë kërkesën e kryebashkiakut të Calais për të evakuuar zonën

 

Shtypi rus

russian.rt.com” – Zëdhënësi i Kremlinit, Peskov: Presidenti rus Vladimir Putin nuk do të lejojë që SHBA të bisedojë me Rusinë duke u nisur nga pozicioni i forcës

TASS” – Australia shpall sanksione të reja kundër katër korporatave ruse dhe një shtetasi rus për aktivitetet e tyre në Krime

Gazetem.ru” – Rusia ka arritur një marrëveshje me Kinën për prodhimin e vaksinës Sputnik V

 

Shtypi arab

Al-Quds Al-Arabi (Londër, Angli) - Policia izraelite ka martirizuar një palestinez me pretendimin se kishte tentuar të kryente një sulm me thikë

Al-Doustur” (Jordani) – Presidenti egjiptian Abdulfettah al-Sisi ka deklaruar se kriza e anijeve në Kanalin e Suezit ka përfunduar me zhvendosjen e anijes së bllokuar

Al-Raya al-Qatariyye” (Katar) - Emiri i Katarit Sheik Tamim bin Hamad al Thani ka diskutuar me Princin e Kurorës Muhammed bin Salman të Arabisë Saudite lidhur me rrugët për forcimin e marrëdhëniet vëllazërore midis dy vendeve

 

Shtypi shqiptar në Ballkan

ATSh” (Shqipëri) - Hyn në fuqi njohja e ndërsjellë e patentave mes Shqipërisë dhe Italisë / Xhaçka: Lajm i mirë për bashkëatdhetarët tanë

MIA” (Maqedonia e Veriut) – Zaev dhe Mickoski u dakorduan për shtyrjen e regjistrimit për në shtator

RTK” (Kosovë) – Mblidhet Kryesia e Kuvendit, propozohet formimi i komisioneve parlamentare



Lajme të ngjashme