Shtypi botëror 08.03.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e hënë, 8 mars 2021:

1597170
Shtypi botëror 08.03.2021

 

Shtypi gjerman

Deutche Welle” (Gjermani) – Në fjalimin e saj para 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, kancelarja gjermane Angela Merkel theksoi "mundësitë e barabarta" dhe deklaroi se gratë duhet të përfshihen më shumë në proceset e vendimmarrjes.

Bild.de” (Gjermani) – Kompleksiteti i vaksinës së koronavirusit në Gjermani: Megjithëse shtetet kanë me miliona doza vaksine, ata nuk mund t’i ftojnë qytetarët të vaksinohen për shkak të anomalive në sistemin elektronik (për lënien e takimit)

Spiegel.de” (Gjermani) – Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen pret 100 milionë doza të vaksinës së koronavirusit çdo muaj që nga prilli

 

Shtypi spanjoll

La Vanguardia” (Spanjë): Këshilli i Ministrave planifikon të miratojë të martën paketën e ndihmës publike që arrin në 11 milion euro për sektorin e turizmit dhe tregtisë

La Pagina” (Bolivi) – Zgjedhjet provinciale në Bolivi: Kutia e votimit zbulon përparimin e opozitës në rajonet qendrore

“Prensa Latina” (Kubë) – Nënkryetarja Ekzekutive e Venezuelës, Delcy Rodríguez, do të realizojë këtë të hënë [8 mars] një vizitë pune në Kubë

 

Shtypi francez

Le Parisien” (Francë) – Covid-19: Franca i dërgoi Sllovakisë 15.000 doza me vaksinë AstraZeneca

Le Figaro” (Francë) – Në referendumin e zhvilluar në Zvicër, ‘ndalimi i nikabit’ u pranua me një ndryshim të vogël të votave

France 24” (Francë) – Koronavirusi: Në Angli dhe Gjermani lehtësohen kufizimet

 

Shtypi rus

RIA Novosti” – Çmimi i naftës për fuçi kalon 71 dollarët

TASS” – Presidenti rus Vladimir Putin e vlerëson Ditën Ndërkombëtare të Gruas si një traditë të mirë për të mbrojtur vlerat e vërteta dhe rregullat e moralit

Kommersant” – Sipas “New York Times”, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë në plan të kryejnë sulme të fshehta kibernetike në rrjetet ruse në tre javët e ardhshme si përgjigje ndaj një sulmi që është kryer ndaj softuerit SolarWinds.

 

Shtypi arab

Al-Raya Al-Katariya” (Katar) – Presidenti Rexhep Tajip Erdogan u bëri thirrje evropianëve të mbështesin kthimin vullnetar të sirianëve në vendlindjen e tyre

Vatan” (Oman) – Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh): Koronavirusi ka më shumë pasoja psikologjike negative sesa Lufta e Dytë Botërore

Al-Mustakbal” (Liban) - Arabia Saudite vendosi të heqë gradualisht masat kundër koronavirusit duke filluar që nga kjo e diel

 

Shtypi shqiptar në Ballkan

ATSh” (Shqipëri) - Prezantohen 35 ekspertët që jetojnë jashtë Shqipërisë/ Majko: Rol në integrimin e vendit në BE  

MIA” (Maqedonia e Veriut) – Gratë gjithnjë e më shumë arsimohen, por për nivelin e njëjtë marrin pagë më të ulët

RTK” (Kosovë) –  10 vjet nga nisja e dialogut teknik Kosovë-Serbi



Lajme të ngjashme