Shtypi botëror 03.03.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e mërkurë, 3 mars 2021:

1594404
Shtypi botëror 03.03.2021

Mediat gjermane:

“Bild” – Aksident rrugor i tmerrshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës: Si pasojë e përplasjes së një kamioni me një fuoristradë kanë humbur jetën 15 nga gjithsej 26 personat në mjetin 4x4

“ARD” – Kancelarja gjermane, Angela Merkel, mendon për një lehtësim të kujdesshëm të masave kundër llojit të ri të koronavirusit

Mediat arabe:

“Al-Dustour” – Organizata Botërore e Shëndetësisë: Bota nuk do ta mposhtë dot koronavirusin përpara fundit të vitit

“Al-Raya” – Komiteti Ushtarak Turko-Kataras shqyrton planet e bashkëpunimit

“Al-Quds” – Vaksina (antiCOVID) e kompanisë “AstraZeneca” nuk ka popullaritet në Francë dhe Gjermani

Mediat spanjishtfolëse:

“Infobae” – Tragjedi në Bolivi: Të paktën 5 studentë gjetën vdekjen duke rënë nga kati i katërt si pasojë e thyerjes së parmakëve gjatë një takimi me pjesëmarrjen e 60 personave

“El Mundo” – Motrat e mbretit të Spanjës, Elena dhe Cristina, u vaksinuan kundër llojit të ri të koronavirusit në kryeqytetin Abu-Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe kështu fituan avantazh duke anashkaluar programin spanjoll të vaksinimit, ku nuk përfshiheshin në asnjë grup me prioritet

“La Vanguardia” – Vaksina e kompanisë “AstraZeneca” efektive tek çdo grupmoshë sa edhe ajo e “Pfizer”

Mediat franceze:

“Le Monde” – I dënuar me 3 vjet burg për korrupsion, (ish-presidenti i Francës) Nicolas Sarkozy pretendon të jetë viktimë e “padrejtësisë”

“Le Parisien” – Lufta e Algjerisë: Franca pohon vrasjen e avokatit dhe aktivistit Ali Boumendjel në vitin 1957. Pas arrestimit, njësitë e ushtrisë franceze e hodhën aktivistin algjerian nga kati i gjashtë i një ndërtese për ta treguar vdekjen e tij si vetëvrasje

Mediat ruse:

“Interfax” – Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaluan agjencitë shtetërore të japin hua për Rusinë

“TASS” – Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, deklaroi se sanksioneve të reja të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër vendit të saj nuk do t'u përgjigjen simetrikisht, por sipas parimit të reciprocitetit

“Vedomosti” – Sipas një raporti të kompanisë ndërkombëtare të këshillimit “Cushman & Wakefield”, hotelet e Moskës kryesojnë për sa i përket nivelit të shfrytëzimit në Evropë

Mediat ballkanase:

“Top Channel” – Publikohet raporti i “Freedom House”: Shqipëria dhe Kosova pjesërisht të lira

“RTK” – Albin Kurti mesazh nga Tirana për zgjedhjet: Edhe Shqipëria ka nevojë për ndryshime sikurse Kosova

“MIA” – Tërmet i fuqishëm në Greqi, lëkundjet ndihen deri në Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Bullgari



Lajme të ngjashme