Shtypi botëror 26.02.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e premte 26 shkurt 2021:

1591458
Shtypi botëror 26.02.2021

Mediat gjermane:

“ZDF” – Prokuroria e Përgjithshme Federale ngriti padi me akuzën për spiunazh kundër një qytetari gjerman, i cili pretendohet t'i ketë dhënë inteligjencës ruse planet e kateve të ndërtesës së Parlamentit në Berlin

“Deutsche Welle” – Kina miraton përdorimin e dy vaksinave të tjera; arrin në katër numri i vaksinave antiCOVID që aplikohen në këtë vend

“Welt” – Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi kundër pasaportës së vaksinës, e cila është ngritur në rend të ditës për të gjallëruar udhëtimet jashtë shtetit dhe turizmin

Mediat arabe:

“Al-Dustour” – Zhvillime të reja në dozën e “Johnson & Johnson”, në efikasitetin e “Pfizer” dhe në vaksinën antiCOVID të “Moderna”

“Al-Ayyam” – Administrata e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden: Palestinezët kanë pritje legjitime për t'u bërë shtet dhe për pavarësinë

“Al-Quds” – Ushtria e Mianmarit përballet me më shumë sanksione për shkak të përplasjeve të dhunshme ndërmjet protestuesve

Mediat franceze:

“Le Parisien” – (Kryebashkiakja e Parisit) Anne Hidalgo kërkon një karantinë 3-javore (të rreptë) për kryeqytetin francez

“Le Monde” – Rënie rekord e numrit të lindjeve në Francë 9 muaj pas fillimit të karantinës

“Le Figaro” – Bashkimi Evropian “optimist” për objektivin e vaksinimit të 70% të evropianëve deri në fund të verës (2021)

Mediat spanjishtfolëse:

“El Mundo” – S'ka paqe për ish-mbretin Juan Carlos I; do t'i paguajë Thesarit edhe 4 milionë euro të tjera me arsyetimin se i ka përvetësuar ato nga arka e shtetit

“El Pais” – Dy studime të kryera në Spanjë zbuluan se specie invazive të mushkonjave janë përhapur në Evropë dhe se këto specie rezistuese mund të transmetojnë sëmundje të ndryshme

“El Nacional” – Vazhdon tensioni ndërmjet Bashkimi Evropian dhe Venezuelës; këtë herë Brukseli shpalli “person të padëshiruar” përfaqësuesen e Karakasit

Mediat ruse:

“TASS” – Ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Fahrettin Koca, njoftoi të enjten fillimin e testeve toksikologjike të vaksinës (antiCOVID) ruse “Sputnik V”

“Vedomosti” – Kryetari i Bashkisë së Moskës, Sergey Sobyanin, njoftoi një lehtësim të mundshëm të kufizimeve brenda 1-2 muajsh nëse shënohet rënie e numrit të pacientëve me COVID-19, të cilët kanë nevojë për trajtim spitalor

“Rossiyskaya Gazeta” – Ministria e Mbrojtjes së Rusisë: Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, është keqinformuar në lidhje me raketat “Iskander” (prodhim rus), për të cilat ai pretendon se nuk kanë shpërthyer gjatë Luftës së Karabakut, pasi asnjë nga këto raketa nuk është përdorur në luftime

Mediat ballkanase:

“Top Channel” – Rama: Brenda gjysmës së marsit do të vaksinohen të gjitha “bluzat e bardha”

“Kosova Press” – Kosova vendi i vetëm në Ballkan që s'ka marrë asnjë dozë vaksine; fajësohet Ministria e Shëndetësisë

“MIA” – Filipçe: Kriza me COVID-19 e tregoi rëndësinë e terapisë inovative për pacientët me sëmundje të rralla



Lajme të ngjashme