Shtypi botëror 25.02.2021
Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e enjte, 25 shkurt 2021:

“Deutche Welle” (Gjermani) – Qeveria gjermane miratoi testin kundër Covid-19, të cilin njerëzit mund ta bëjnë vetë
“Spiegel.de” (Gjermani) – Rreth 21 milionë njerëz në Gjermani bëjnë pjesë në grupin me rrezikshmëri të lartë ndaj koronavirusit
“ard.de” (Gjermani) – Në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) është identifikuar mutacioni i llojit të ri të koronavirusit
Shtypi spanjoll
“El Pais” (Spanjë) – Paralajmërim nga Ministria e Shëndetësisë së Spanjës për “8 Marsin”: Qeveria ndalon grumbullimin e më shumë se 500 njerëzve në Madrid me rastin e Ditës Botërore të Grave
“El Universal” (Meksikë) – FBI akuzon Emma Coronel [bashkëshorten e baronit të drogës në burg, Joaquin Guzman] për drejtimin e “Kartelit Sinaloa”
“La Tercera” (Kili) – Vaksina “Sinpharm” që është zhvilluar kundër Covid-19, së shpejti mund t’u bëhet edhe fëmijëve 3-17 vjeç
Shtypi francez
“Le Soir” (Belgjikë) – Bregdeti belg dje u përball me dyndjen e turistëve: Kryebashkiakët e cilësojnë “të papranueshme” një situatë të tillë [për shkak të pandemisë]
“Le Monde” (Francë) – Masat antiCovid-19: Do të shpallet ndalimqarkullimi në fundjavë në qytetin Dunkerque dhe rrethinat e tij, ku çdo javë sëmuret 1 në çdo 100 njerëz
“Le Figaro” (Francë) – Zvicra njoftoi se dyqanet, muzetë dhe shumë aktivitete, përfshi komplekset e sporteve në natyrë, të cilat kanë qëndruar mbyllur në kuadër të masave kundër koronavirusit, do të hapen në mënyrë të “rezervuar” që nga 1 marsi
Shtypi rus
“TASS” – CEO i Rosteh [ndërmarrja shtetërore ruse e industrisë së mbrojtjes] Sergey Çemezov: Sistemi S-400 që Rusia i ka shitur Turqisë nuk dëmton sigurinë e vendeve të tjera të NATO-s
“Kommersant” – Zëvendësi i Parë i Shtatmadhorisë së Armenisë, Tiran Haçartan u shkarkua nga detyra për shkak të kritikës ndaj deklaratave të Kryeministrit Nikol Pashinyan: “Raketat ruse ‘Iskander’ nuk ia vlejtën në Luftën e Karabakut Malor”
“Izvestiya” – Zv.ministri i Jashtëm, Sergey Ryabkov: Rusia duhet të reduktojë varësinë ndaj dollarit
Shtypi arab
“Al-Dustour” (Jordani) – Uashingtoni konfirmon angazhimin për të mbështetur palestinezët ne kuadër të projektvizionit
“Al-Quds Al-Arabi (Londër, Angli) – Sot mund të publikohet raporti Khashoggi (gazetari saudit Jamal Khashoggi që u vra në Stamboll) dhe Presidenti i ShBA-së, Joe Biden do t’i telefonojë mbretit të Arabisë Saudite, Selman Abdulaziz al-Suud
“Al-Quds Al-Arabi ( Angli) – “The New York Times”: Varfëria në Siri arrin në nivel ekstrem, gratë shesin flokët... dhe Presidenti i Sirisë, Beshar Esad zgjidhjen e problemit e gjeti në anulimin e programeve për ushqimin në televizione.
Shtypi shqiptar në Ballkan
“ATSh” (Shqipëri) - Transporti detar në Greqi paralizohet nga greva e marinarëve
“MIA” (Maqedonia e Veriut) – Regjistrimi do të zbatohet nga 1 prilli deri më 21 prill, javën e ardhshme fillon faza e parë e regjistrimit
“RTK” (Kosovë) – KFOR-i sot mban stërvitje me helikopterë të shumtë në gjithë Kosovën