Shtypi botëror 24.02.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e mërkurë, 24 shkurt 2021:

1589788
Shtypi botëror 24.02.2021

Mediat gjermane:

“Deutsche Welle” – Turqia njoftoi se anija e saj “TCG Çesme”, e cila po bënte kërkime në ujërat e Egjeut, është provokuar nga reaktivët grekë

“Die Presse” – Sipas një raporti të Shërbimit të Kundërzbulimit Ushtarak (MAD) në Gjermani, vitin e fundit është shënuar rritje në numrin e çështjeve të hetuara me dyshimin e pranisë së ekstremistëve të djathtë në ushtrinë gjermane

“Tagesschau” – Qeveria Federale e Gjermanisë dhe administratat rajonale ranë dakord për t'u dhënë përparësi arsimtarëve në radhën e vaksinimit (antiCOVID)

Mediat arabe:

“Al-Quds al-Arabi” – Një tension i ri në Egje... Avionët luftarakë grekë provokuan një anije turke dhe Ankaraja u kundërpërgjigj menjëherë

“Al-Dustour” – Irani njoftoi tërheqjen nga protokolli shtesë i marrëveshjes bërthamore, i cili jep leje të posaçme inspektimi në impiante

“Al-Jazeera” – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Kryeministri i Irakut, Mustafa al-Kadhimi, gjatë kontaktit të tyre të parë (përmes telefonit) biseduan për të ndalur sulmet me raketa dhe për të luftuar DAESH-in

Mediat franceze:

“Le Figaro” – Me numrin e rasteve sa 4-fishi i mesatares së të gjithë Francës, qyteti Dunkerque është i shqetësuar për aplikimin e kufizimeve të reja

“Le Monde” – Rrjedhin në internet të dhënat mjekësore të 500 mijë francezëve

Mediat spanjishtfolëse:

“El Pais” – Pablo Iglesias, partner i koalicionit qeverisës në Spanjë si lider i Partisë Podemos, informoi Kryeministrin Pedro Sanchez se ai nuk do të pranojë një ligj strehimi që nuk kufizon rritjen e qirasë

“El Mundo” – Dy sipërmarrësit më të pasur të Spanjës, 85-vjeçari Amancio Ortega dhe 71-vjeçari Fernando Roig, po përballen me të njëjtat sfida në të njëjtën kohë: T'i mbijetojnë krizës ekonomike të shkaktuar nga COVID-19 dhe të mbrojnë rreth 140 mijë të punësuar në dyqanet e tyre nga efektet e krizës përballë rritjes së shitjeve në internet

“TeleSur” – Në Ekuador humbën jetën 75 të dënuar si pasojë e rebelimeve në disa burgje të vendit

Mediat ruse:

“Kommersant” – Borxhi shtetëror i Rusisë u rrit me 40% në vitin 2020

“Vedomosti” – Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, deklaroi se raketat “Iskander” të prodhuara nga Rusia ishin të paefektshme në konfliktin e fundit në Karabak

“Lenta” – 100 kompani dhe 9 institucione amerikane janë prekur nga një sulm kibernetik, i cili pretendohet të jetë organizuar nga piratë kompjuterikë rusë nëpërmjet softuerit të quajtur “Orion”

Mediat ballkanase:

“Top Channel” – Niveli i borxhit publik arriti në nivele rekord prej 77,8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në fund të vitit 2020, norma më e lartë e regjistruar ndonjëherë për financat shqiptare, duke reflektuar pasojat e rënda të krizës

“Kosova Press” – (Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje) Albin Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim një kapitull të ri

“MIA” – Dërgesa e dytë e vaksinave arrin nga Serbia, deri më tani të vaksinuar 1.274 punonjës shëndetësorë



Lajme të ngjashme