Shtypi botëror 22.02.2021
Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara botërore për sot, e hënë, 22 shkurt 2021.

“Al-Doustur” (Jordani): Izraeli shkatërroi dhe sekuestroi 89 ndërtesa palestineze brenda dy javësh
“Al-Quds Al-Arabi” (Angli): Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu priti një ministër egjiptian në zyrën e tij në Jerusalem. Në pritje, Netanyahu i kërkoi ministrit egjiptian që të përshëndeste mikun e tij, Presidentin egjiptian Abdufettah Es-Sisi.
“Al-Raya Al-Qatariyya” (Katar): Katari është i vendosur të vazhdojë të mbështesë Frankofonin (një organizatë ndërkombëtare që përfaqëson vendet dhe rajonet me një lidhje të caktuar me kulturën franceze)
“Deutsche Welle” (Gjermani): Rritje alarmante e rasteve të infektimeve me koronavirus në Gjermani
“Süddeutsche Zeitung” (Gjermani): Landet gjermane duan të ndryshojnë rendin e vaksinimit. Planifikohet t'u jepet përparësi atyre që punojnë në kopshte të fëmijëve dhe institucionet e arsimit fillor.
“Frankfurter Rundschau” (Gjermani): A do të kandidojë Donald Trump, ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) përsëri për president në vitin 2024? Deklaratat e Lara Trump ngjallën thashetheme në këtë drejtim.
“El País” (Spanjë): Mënyra se si policia katalanase menaxhon dhunën në rrugë (Rajoni Autonom) ka thelluar më tej paqëndrueshmërinë në Katalonjë
“La Jornada” (Meksikë): 6 persona vdiqën në një aeroplan të Forcave Ajrore Meksikane që u rrëzua në shtetin Veracruz
“Clarín” (Argjentinë): SHBA kanë humbur më shumë se 500 mijë njerëz për shkak të COVID-19 më shumë sesa në "Luftërat e Parë dhe të Dytë Botërore" dhe "Luftën e Vietnamit".
“Gazeta.ru” (Rusi): Jake Sullivan, këshilltar për siguri i Presidentit të SHBA Joe Biden, tha se janë duke përgatitur një përgjigje ndaj sulmeve kibernetike të hakerave rusë.
“Izvestiya” (Rusi): Ministri i Jashtëm britanik Dominic Raab do t'i kërkojë Bordit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut të reagojë ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut në Rusi.
“RIA Novosti” (Rusi): Kryeministri sllovak Igor Matoviç u kërkoi anëtarëve të kabinetit të shpejtonin blerjen e vaksinës koronavirus prodhim rus Sputnik V
“Le Monde” (Francë): Krimet kundër policisë janë dyfishuar në dy dekada
“Le Figaro” (Francë): Junta në Mianmar paralajmëroi demonstruesit se ata mund të vdesin gjatë ndërhyrjeve
“Libération” (Francë): Në qytetin Nisë (në jug të Francës), turizmi rrezikon të mbytet
“ATSH” (Shqipëri): Konferenca e parë ndërqeveritare/ Xhaçka: Shqipëria ka bërë gjithçka i është kërkuar, radhën e ka BE-ja
“RTK” (Kosovë): Gjermania dhe Franca kërkojnë formimin e qeverisë dhe zgjedhjen presidentit në Kosovë
“MIA” (Maqedonia e Veriut): Ministri i Financave Fatmir Besimi thotë se pakoja e pestë e masave synon rimëkëmbjen ekonomike, investimet dhe zhvillimin e vendit