Shtypi botëror 29.01.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e premte 29 janar 2021:

1573484
Shtypi botëror 29.01.2021

Gjermani

“Deutsche Welle”: Në rastin e vrasjes së Guvernatorit Kassel Walter Lübcke (2019), i cili u vra për shkak të politikës miqësore me refugjatët që ndoqi në Gjermani, vrasësi Stephan Ernst u dënua me burgim të përjetshëm

“zdf.de”: Komisioni gjerman i Vaksinimit planifikon të rekomandojë që vaksina ndaj Covid-19 e AstraZeneca të mos u jepet njerëzve të moshës 65 vjeç e lart

“ard.de”: Qeveria gjermane planifikon të ndalojë udhëtimet nga vendet ku është përhapur virusi që ka pësuar mutacion

Shtypi në arabisht

“Al-Quds Al-Arabi” (Angli): Britania ndaloi hyrjen e pasagjerëve nga Emiratet e Bashkuara Arabe

 “Al-Quds Al-Arabi”: Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres: "Vetëvendosja e popullit palestinez dhe e drejta e tij për pavarësi duhet të respektohet"

“Al-Dustour” (Jordani): Uashington: "Kthimi në marrëveshjen bërthamore varet nga përmbushja e detyrimeve të Iranit"

“Al-Raya (Katar)”: Komisioni i Pavarur për të Drejtat e Njeriut në Afganistan raportoi se vrasja e viktimave civile u ulën me 21 për qind në vitin e kaluar krahasuar me vitin 2019

Shtypi në spanjisht

“La Tercera” (Kili): Grupi i parë i vaksinave CoronaVac të prodhuara nga laboratorët e Kinës Sinovac mbërritën në Kili

“El Mundo” (Spanjë): Bashkimi Evropian po mobilizon një mekanizëm që mund të ndalojë eksportet e vaksinave

“El Pais” (Spanjë): Në përvjetorin e parë të epidemisë së koronavirusit, 622 mijë e 600 vende pune u zhdukën në Spanjë dhe shkalla e papunësisë u rrit në 16,3 për qind

Francë

“Le Parisien”: Periferitë në Francë: Qeveria premtoi investim 3,3 miliardë euro

“Le Figaro”: Operacion i forcave franceze në rajonin e Sahelit: Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) nuk i premton ndonjë mbështetje Parisit.

“Le Monde”: Krimet përveç dhunës seksuale dhe familjare ranë gjatë karantinës në vitin 2020

Rusi

“RIA Novosti”: Institucionet e arsimit të lartë në Rusi mund të kthehen në arsimin e rregullt duke filluar nga 7 shkurti

“Interfaks”: Presidenti ukrainas Vladimir Zelenski ka miratuar vendimin e Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës për të vendosur sanksione ndaj disa personave privatë dhe juridikë rusë

“Regnum”: Kryeredaktorja e “Russia Today”, Margarita Simonyan ka bërë thirrje që dy "republikat" që shpallën në mënyrë të njëanshme pavarësinë e tyre në lindje të Ukrainës të përfshihen në territorin rus

Ballkan

“ATSH” (Shqipëri): Në organizimin e stërvitjes ushtarake të drejtuar nga ushtria e amerikane në Evropë “Defender 21”, rreth 6 mijë trupa do të kalojnë në Shqipëri

“RTK” (Kosovë): 1 mijë e 482 të vdekur nga Covid-19 në Kosovë

“MIA” Maqedonia e Veriut: Ekipi i OBSH-së fillon hetimet në Whuan të Kinës për origjinën e koronavirusit



Lajme të ngjashme