Shtypi botëror 26.01.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e martë, 26 janar 2021:

1571180
Shtypi botëror 26.01.2021

Gjermani

“N-TV”: Gjermania është në alarm kundër llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) që ka pësuar mutacion

 “FAZ”: Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte dëshiron të paraqesë dorëheqjen e tij

Francë

“Le Figaro”: Presidenti francez, Emmanuel Macron u zotua pronarëve të huaj të biznesit për vazhdimin e reformave në vend

 “France 24”: Mesdheu Lindor: Turqia dëshiron 'zgjidhjen e problemeve' me Greqinë

“France 24”: Greqia porositi 18 avionë luftarakë Rafale me vlerë 2.5 miliardë euro nga Franca

Shtypi në arabisht

“Al-Raya” (Katar): Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF): "Gjysma e fëmijëve sirianë nuk marrin arsim"

“Al-Raya” (Katar): 3 raketa ranë afër aeroportit të Bagdadit dhe një operacion i sigurisë filloi kundër organizatës terroriste DAESH

Al-Quds Al-Arabi (Angli): Delegacioni i kryesuar nga Ministri izraelit i Inteligjencës, Eli Cohen vizitoi Sudanin

“Al-Dustour” (Jordani): Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Joe Biden: "Në verë, ne do t'i afrohemi imunitetit të masës kundër Covid-19"

Shtypi në spanjisht

“El Pais” (Spanjë): Ministri i Shëndetësisë i Spanjës, Salvador Illa me një vendim të papritur, do të paraqesë sot dorëheqjen për t'u përqendruar në kandidaturën e tij për zgjedhjet në Katallanë. Vendimi i Illa zemëroi si mbështetësit e tij ashtu edhe opozitën

“El Mundo” (Spanjë) : Situata në burgun e Spanjës në Villena është kritike: 60% e të burgosurve mbahen në karantinë për shkak të Covid-19.

“TeleSUR” (Venezuelë) : Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ekuadorit raportoi në llogarinë e saj zyrtare në “Twitter” se ish nënkryetari Jorge Glas u dënua me tetë vjet burg nga Gjykata Penale Kombëtare e Drejtësisë

Rusi

“RIA Novosti”: Leonid Rink, një nga zhvilluesit e armës kimike toksike "Noviçok", planifikon të prodhojë një ilaç efektiv kundër Covid-19

 “Vedomosti”: Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se kufizimet ndaj koronavirusit mund të hiqen gradualisht

“Lenta.ru”: Zëvendëspresidenti i Azerbajxhanit, Hikmet Haciyev tha se paqeruajtësit rusë që shërbejnë në Karabakun Malor po punojnë në mënyrë profesionale

Ballkan

“ATSH” (Shqipëri): Rama publikon pamje nga kantieri i rindërtimit në Laç: Po kryhet transplanti i zemrës së qytetit

“RTK” (Kosovë): 5 mijë e 852 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

“MIA” (Maqedonia e Veriut): Presidenca portugeze me BE-në do të angazhohet që të fillojnë negociatat me Maqedoninë e Veriut  



Lajme të ngjashme