Shtypi botëror 25.01.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara botërore për sot, e hënë, 25 janar 2021:

1570603
Shtypi botëror 25.01.2021

“Le Monde” (Francë): Tse Chi Lop një nga njerëzit më të kërkuar në botë  me dyshimin se ishte baron i drogës në Azi, u arrestua në Holandë

“France 24” (Francë): Telefonata e parë midis Presidentit të Francës Emmanuel Macron dhe Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Joe Biden u zhvillua pas marrjes së detyrës

“Le Soir” (Belgjikë): Shqetësimi për llojin e ri të koronavirusit (COVID-19) po rritet në shkollat ​​në Belgjikë

“Al-Quds Al-Arabi” (Angli): Ambasadori i ri izraelit erdhi në Uashington me një listë të kërkesave, të cilën e paraqiti administratës së Presidentit të SHBA Joe Biden

“Al-Raya Al-Qatariyya” (Katar): Lëvdata ndërkombëtare për përpjekjet e Katarit në luftën kundër korrupsionit

“Ed-Doustur” (Jordani): Qeveria e Jemenit dhe delegacionet e Huthive filluan me negociata në Jordani

“El País” (Spanjë): Spanja po përballet me episodin më të keq të valës së tretë, për shkak të (shfaqjes) së variantit të ri të koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar

“El Universal” (Meksikë): Presidenti meksikan, Lopez Obrador, do të takohet me homologun e tij rus, Vladimir Putin, për furnizimin me vaksinën Sputnik V

“El Tiempo” (Kolumbi): "Ndryshimi i papritur i drejtimit" për të varrosur epokën e Donald Trump në SHBA: Presidenti i ri Joe Biden nënshkroi 30 dekrete për të kapërcyer krizën aktuale.

“Deutsche Welle” (Gjermani): Ankara dhe Athina janë përsëri në tryezë pas pesë vjetësh

“Stuttgarter-Nachrichten.de” (Gjermani): Mesut Özil, një nga yjet e futbollit botëror, u transferua zyrtarisht në Fenerbahçe

“Tagesschau.de” (Gjermani): Gjermania po përgatitet të bëhet vendi i parë në Bashkimin Evropian që përdor ilaçe antitrupash kundër koronavirusit

“Gazeta.ru” (Rusi): Anija "Fortuna" rifilloi ndërtimin e tubacionit të gazit natyror "Rrjedha Veriore-2" në Danimarkë.

“Izvestiya” (Rusi): Ata që mbledhin para në mënyrë të paligjshme nën emrin e bamirësisë në Rusi mund të gjobiten

“Russia Today” (Rusi): Rusisë iu mohua e drejta për të marrë pjesë në takime ku diskutoheshin projektet e kryera në kuadrin e Programit Ndërkombëtar të Hënës

“ATSH” (Shqipëri): Dyert e shtëpive të reja vazhdojnë të hapen njëra pas tjetrës. Kryeministri Rama publikoi fotot e shtëpive të reja të ndërtuara pas tërmetit shkatërrimtar.

“Kosova Press” (Kosovë): Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) nesër vendos për ankesat e partive për moscertifikim të kandidatëve

“MIA” (Maqedonia e Veriut): Varianti i koronavirusit britanik nuk është zbuluar në vend



Lajme të ngjashme