Shtypi botëror 22.01.2021
Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e premte, 22 janar 2021:

Mediat arabe:
“Al-Raya” – Egjipti njoftoi rifillimin e marrëdhënieve diplomatike me Katarin
“Alwatan” – Mutacioni i ri i koronavirusit përhapet në 60 shtete; Mbretëria e Bashkuar rezulton vendi me vdekshmërinë më të lartë në botë
“Al-Mustaqbal” – Viktimat nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë më shumë sesa numri i ushtarëve që vdiqën në Luftën II Botërore
Mediat gjermane:
“N-tv” – Parlamenti Evropian bëri thirrje që të ndërpritet “Rryma e Veriut 2”
“Deutsche Welle” – Liderët e Bashkimit Evropian në kërkim të një strategjie të përbashkët kundër mutacionit të koronavirusit
Mediat ruse:
“RIA Novosti” – Hungaria bëhet shteti i parë anëtar i BE-së që lejon zyrtarisht përdorimin e vaksinës ruse “Sputnik V”
“TASS” – Pas arrestimit të opozitarit rus, Alexey Navalny, Parlamenti Evropian apeloi për sanksione kundër Rusisë dhe për bllokimin e gazsjellësit “Rryma e Veriut 2”
“RuNews24” – Rusët e preferojnë Turqinë më shpesh sesa në të kaluarën për të kaluar pushimet dimërore dhe për të blerë shtëpi
Mediat spanjishtfolëse:
“El Mundo” – Vala e tretë e COVID-19 ka shkaktuar kolapsin e njësive të kujdesit intensiv në Spanjë, ku ekspertët kërkojnë kufizime shumë më të rrepta duke qenë se pavijonet nuk mund të përballojnë më kërkesat e pacientëve
“El Pais” – Boshllëqet ligjore të administratave rajonale në Spanjë bëjnë që disa individë dhe grupe të vaksinohen në mënyrë të panevojshme (kundër COVID-19) dhe të mos ndëshkohen
“El Nacional” – Regjimi i Nicolas Maduros në Venezuelë kërkoi që gjyqi për mosmarrëveshjen kufitare me Guajanën të shtyhet deri në 3 muaj
Mediat franceze:
“Le Monde” – Franca do ta bëjë testin PCR të detyrueshëm për të gjithë udhëtarët e BE-së duke filluar nga e diela (24 janar 2021)
“Le Figaro” – Demokracia amerikane në ujërat e rrezikshme të një epoke revolucionare
“France 24” – Vetmia e mbështetësve të ish-presidentit Trump në përpjekjen e tyre për të protestuar inaugurimin e Presidentit Biden
Mediat ballkanase:
“Top Channel” – Diplomati rus në Tiranë shpallet “person i padëshiruar”/ Reagon Rusia: Provokim që synon prishjen e marrëdhënieve ruso-shqiptare
“Kosova Press” – Kosova dështoi në procesin e digjitalizimit, Serbia me transmetim HD
“MIA” – Osmani: Pavarësisht sfidave, anëtarësimi në BE nuk ka alternativë